Agjencia Zhurnal.mk.

Janë hapur të gjitha pikat për blerjen e duhanit, çmimi mesatar 181,6 denarë

Shkup, 15 dhjetor – Sot edhe zyrtarisht, me ligj filloi blerja e duhanit në vend. Të gjithë tetë blerësit i hapën 173 pikat. Deri më tani janë blerë 2050 tonë me çmim mesatar prej 181,6 denarëve.

 

Sipas Zoran Shapuriq, drejtor i Inspektoratit shtetëror bujqësor, dinamika është e mirë dhe ngadalë por rritet çmimi mesatar blerës.

“Duhani po blihet me dinamikë të mirë. Janë hapur të gjitha 173 pikat në vend dhe duhanin po e blejnë tetë ndërmarrje blerëse. Deri më tani nuk ka kurfarë probleme, Konkretisht, deri dje janë blerë 2050 tonë me çmim mesatar prej 181,6 denarëve. Sot është edhe afati i fundit, apo fillimi zyrtar i blerjes dhe të gjithë i hapën pikat. Çmimi mesatar ngadalë po rritet. Vetëm për shembull, dje janë blerë 600 tonë me çmim prej 185 denarëve. Inspektorati është vazhdimisht në terren dhe po e ndjekë fushatën”, tha Shapuriq.

Igor Mirçeski, koordinues i katër shoqatave të sapoformuara të duhanit thotë se nuk është arritur vlerësimi real i rendimentit i cili është cilësor. Kultivuesit e duhanit presin çmim më të lartë. Kështu, thotë, çmimi nuk është adekuat as ndaj shpenzimeve, as ndaj cilësisë reale.

Lidhja e shoqatave bujqësore të Maqedonisë, për shkak të reagimeve të kultivuesve të duhanit dhe që konsideron se nuk është arritur çmimi real, filloi me vizitë tek blerësit. Sot ishte në takim me blerësin më të madh “Sokotab” nga Manastiri. U është paralajmëruar linjë reale e vlerësimit.

Në vend janë arritur marrëveshje për 22.000 tonë duhan. Pagesa është e rregullt, për një deri shtatë ditë. Blerja zgjatë deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm.

Related posts

Ministri Besimi në takim me ekspertët për reformën tatimore

Z.H

Shtrenjtohet përsëri dizeli, benzina ngelet e njejtë

Z.H

Besimi: Rritja e projektuar prej 4.6% në vitin 2022 bazohet në rritjen e investimeve bruto për 8.5%

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More