Agjencia Zhurnal.mk.

Janë gjetur 13 persona migrantë nga Siria në automjet me targa të Shkupit

Shkup, 2 nëntor – Janë zbuluar 13 persona migrantë nga Siria në autostradën Gjevgjeli – Shkup, te vendi “Miravci”, në automjetin “bmv” me targa të Shkupit, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Siç informojnë nga MPB, mbrëmë pas mesnate, nëpunës policorë nga Stacioni policor për vendkalimin kufitar dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë i kanë privuar nga liria D.J. (24) dhe Gj.B. (21), të dy nga Bogdanci, pasi në automjeitn të cilin e ka drejtuar D.J. ndërsa bashkëudhëtar ka qenë Gj.B. janë zbuluar 13 persona migrantë nga Siria.

Prej aty shtojnë se ata janë dërguar në stacionin policor, ndërsa migrantët janë dërguar në Qendrën pranuese-tranzitore Vinojug në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tyre do të ngritet padi adekuate.

Related posts

Një person gjendet i vdekur në Drenas

D V

Kokainë, dhunë dhe alkool, policia aksion në Tiranë, 9 të arrestuar në pak orë

D V

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, rrotullohet kamioni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More