Agjencia Zhurnal.mk.

Janë arrestuar kontrabandistë të emigrantëve

Nëpunës policorë nga Stacioni policor për kalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë, sot në orën 14:30 në fshatin Udovë të Vallandovës, i privuan nga liria L.R.(21) dhe A.M.(20), të dy nga Republika e Serbisë.

Siç informojnë nga MPB, gjatë kontrollit në automjetin “mercedes” me targa nacionale serbe, të cilin e drejtonte L.R., ndërsa bashkëudhëtar ishte A.M., u gjetën katër persona – emigrantë nga Afganistani.

“Paraprakisht, automjeti nuk është ndalur në shenjën për ndalim, të dhënë nga nëpunësit policorë, me çka në tentimin për ikje është ndeshur në shtyllën e pompës së benzinës. Me atë rast, emigrantët morën lëndime të konstatuara nga ekipi i Ndihmës së shpejtë mjekësore Vallandovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personave do të parashtrohet padi adekuate penale”, ceket në kumtesën e MPB-së.

Related posts

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Xh M

Grabitet një këmbimore në Çair

Xh M

Arrestimi i policëve kosovarë, Tërnava: Kjo tregon se kush janë serbët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy