Agjencia Zhurnal.mk.

Jakimovski fillimisht në bankën e të akuzuarve, më pas në karrigen e kryetarit të komunës

Shkup, 2 nëntor – Kryetari i sapo zgjedhur i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, para se të ulët në karrigen e kryetarit të komunës, të premten fillimisht do të duhet të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Penale.

 

Ndaj Jakimovski ka një kallëzim penal për kohën kur ka qenë kryetar komune, për legalizimin e paligjshëm të objekteve duke përfshirë edhe restorantin “Imes” dhe ndërtimin e objektit administrativ të Komunës së Karposhit.

Aktakuza për këtë rast u ngrit në vitin 2019, ndërsa që atëherë janë mbajtur disa seanca gjyqësore. Para disa muajve lënda është kthyer nga fillimi për arsye se gjyqtari Goran Boshevski u shkarkua, ndërsa lëndën tani e ka gjyqtari Osman Shabani.

Përveç Jakimovskit, për këtë rast janë akuzuar edhe 10 persona prej të cilëve 5 persona kanë pranuar fajin dhe ranë dakord me prokurorinë.

Ndryshe, Jakimovski në rrethin e dytë në Komunën e Karposhit fitoi 49.61% të votave ose 14.864 kundrejt Dushko Veskovskit nga LSDM i cili fitoi 13.420 vota ose 44.79%.

Related posts

Sot në Tetovë marshohet në nder të viktimave nga zjarri në spitalin modular

D V

Kryeqyteti i Shkupit dhe tentimi i VMRO-DPMNE-së për ta “përvetësuar” (Video)

Z H

Danela Arsovska nuk e di nëse do të kishte vendosur nënkryetarë shqiptarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More