Agjencia Zhurnal.mk.

 Jakaj të premten përballet me nacionalistin serb Nikoliq

Boksieri kosovar i kategorinë gjysmë të rëndë, Bernardin Jakaj, të premten mbrëma në Austri do ta ketë një meç të rëndësishëm në karrierë.

Ai do të përballet në duel prej dhjetë raundesh me boksierin nacionalist serb, Marko Nikoliq.

Për Bernardin Jakajn do të jetë meç mjaft me peshë por edhe emocional. 25-vjeçari nga Gjakova i ka 13 fitore nga po aq meçe dhe synon ta mbajë këtë bilanc të qindpërqindtë.

“Jam mjaft i përgatitur dhe synoj fitoren”, ka thënë Jakaj për KOHËN.

Boksieri serb, Nikoliq, ka 30 fitore e dy humbje. Ai para përballjes ka provokuar rëndë. Madje këtë e ka bërë duke postuar edhe hartën e Kosovës me flamurin serb dhe me shkrimin “S’ka dorëzim”.

Boksieri serb me të konfirmuar lajmin për meçin me shqiptarin ka shkruar në Facebook duke përmendur fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, më 24 mars 1999, që koincidon edhe me datën kur do të zhvillohet përballja në Austri.

Related posts

Fitore të vazhdueshme, Guardiola rrëfen sekretin e suksesit të tij si trajner

Xh M

Dembele: Ëndrra ime është të fitojë titullin e Kampionëve me Barçën

Xh M

Interi siguron pjesmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm

Xh M