Agjencia Zhurnal.mk.

Ja pse duhet të hamë ngadalë

Derisa jeni duke e shijuar një darkë apo drekë, është shumë e rëndësishme që ta konsumoni sa më ngadalë që ka mundësi. Këto janë disa nga arsyet e forta, që ju tregojnë se nuk duhet të hani shpejt:

Ngrënia e ngadalshme ndihmon në mbajtjen e peshës normale të trupit – Duke ngrënë ngadalë ju do t’i ndihmoni trupin në humbjen e peshës, duke e zvogëluar ndjenjën e urisë.

E shijoni më shumë ushqimin – Lodhja, nxitimi dhe stresi i ditës nganjëherë na bëjnë, që të harrojmë ta shijojmë ushqimin. Në vend të kësaj, përtypja e ngadaltë e ushqimit do të na lejojë ta shijojmë ushqimin plotësisht.

Nuk ju shkakton probleme me stomakun – Kjo vlen sidomos për njerëzit, që vuajnë nga aciditeti në lukth. Ngrënia e ushqimit me shpejtësi nënkupton rritjen e rrezikut të refluksit dhe problemeve të tjera të lukthit.

Ju bënë të ndiheni më pak të lodhur – Kjo për shkak se kur hani shpejtë, tretja e ushqimit vështirësohet dhe ju nuk mund të bëni një gjumë të qetë. Në të kundërtën, nëse hani ngadalë ju mund të përfitoni më shumë energji.

Related posts

Stjuardesat tregojnë pesë gjëra që duhet marrë parasysh kur të filloni përgatitjen e valixhes

D V

Ndryshoni rutinën dhe eliminoni faktorët që ju marrin kohën

Xh M

“Bashkë deri në vdekje”, të dy 100 vjeç, burrë e grua vdesin vetëm pak orë larg njëri-tjetrit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More