Agjencia Zhurnal.mk.

Ja kush do të udhëheq Gratë e Aleancës

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës së Gruas së Kosovës, në një mbledhje solemne, sot ka zgjedhur Kryesinë që do të udhëheq për katër vitet e ardhshme.

 

Diellza Kukaj nga Peja, kryetare e AGK, është kandidate për doktor shkence në ekonomi, në Universitetin e Grazit në Austri. Është hulumtuese shkencore dhe ka publikuar punime të shumta në revista të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare. Diellza ka shumë vjet që është pjesë e AAK-së, e gjatë vitit 2020 ka kryer detyrën e këshilltares dhe zëdhënëses në Ministrinë e Arsimit.

Kryetarja Diellza Kukaj, do të ndihmohet nga një kryesi 39 antarëshe, e përbërë nga gra të suksesshme të profesioneve të ndryshme që nga arsimi, shëndetësia, shkenca e teknologjia, e deri te deputete, aktiviste të njohura politike dhe të çështjeve gjinore. Gjithashtu një pjesë e kryesisë përbëhet nga gra që për herë të parë marrin pjesë në këtë forum të lartë të partisë.

Në mbledhjen solemne, mori pjesë edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili foli për rolin historik të gruas në Kosovë, rëndësinë e aktivizimit të grave në politikën kosovare. Haradinaj ka falënderuar gratë e Aleancës për kontributin e tyre shumëvjeçar në këtë parti dhe ka inkurajuar për sa më shumë aktivizëm të tyre.

Kujtojmë se Këshilli i Përgjithshëm i AGK dhe kryetarja, janë zgjedhur në Kuvendin zgjedhor të mbajtur në maj të këtij viti. 

Related posts

Edhe kryetarë të komunave takohen me presidenten, shkak mosekzekutimi i pagave

Xh M

Aktakuzë ndaj gjashtë zyrtarëve komunalë në Istog për kryerjen e 21 veprave penale

Xh M

Parlamenti i Serbisë zgjodhi nënkryetar gjeneralin që luftoi në Kosovë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More