Agjencia Zhurnal.mk.

Ja ku do të zhvillohet derbi i kësaj jave ndërmjet Dritës dhe Llapit

Në fundjavë zhvillohet xhiro e 20-të në BKT Superligën e Kosovës.

Dueli kryesor i kësaj jave zhvillohet të shtunën ndërmjet Dritës dhe Llapit, shkruan Gazeta Olle.

Gjilanasit duelin e fundit si vendas e luajtën në “Sami Kelmendi” të Lipjanit, ku triumfuan ndaj Feronikelit me rezultat 7-0.

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka konfirmuar për Gazetën Olle se ndeshja ndaj Llapit do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Padyshim se ky është një lajm i mirë për “Intelektualët”, të cilën mund ta ndjekin ndeshjen derbi në numër më të madh, pasi do të zhvillohet në shtëpinë e tyre.

/Gazeta Olle/

Related posts

Shtabi i Krizave i rekomandoi Qeverisë së RMV-së vazhdimin e vitit shkollor nga 1 shkurti

D V

Bushi: Prof. Dr. Kudusi Lama nuk ndalet kur bëhet fjalë për çështjen kombëtare

Xh M

Së shpejti do të mësohet nëse Dimovski do të “shpëtojë” nga skandali me shtetësinë Onishçenkos

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More