Agjencia Zhurnal.mk.

Ja disa nga vendimet e Qeverisë nga seanca e 83-të

Shkup, 20 shtator – Në seancën e sotme të Qeverisë, para ministrave është gjetur Informacioni për punën e Grupit ndër-dikasterial konsultativ dhe këshillimor për mundësi të barabarta të grave dhe burrave për vitin 2021, të propozuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

 

“Grupi ndër-dikasterial konsultativ dhe këshillimor (GNR) për mundësi të barabarta të grave dhe burrave është përbërë nga funksionarë, nëpunës udhëheqës shtetëror, përfaqësues të organizatave civile, shoqata të punëdhënësve, ekspertë, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, sindikata dhe subjekte të tjera”, informojnë nga Qeveria.

Grupi kujdeset për promovimin e konceptit të përfshirjes së aspekteve gjinore në politikat e përgjithshme të të gjitha institucioneve publike.

“GNR e ndjek integrimin e konceptit në politikat sektoriale në bashkëpunim me partnerët socialë dhe institucionet nga fusha të veçanta, monitoron ecurinë e harmonizimit të legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së dhe standardet evropiane në fushën e çështjeve gjinore; merr pjesë në përgatitjen dhe jep udhëzime në procesin e përgatitjes së Strategjisë për Barazi Gjinore dhe monitoron raportet periodike nga institucionet”, theksojnë nga Qeveria.

Prej atje shtojnë se, gjatë vitit 2021, anëtarët e GNR-së kanë pasur aktivitete lidhur me rishikimin e të gjitha dokumenteve strategjike, të cilat i referohen kësaj teme, duke kontribuar në avancimin e barazisë gjinore.

Në seancën e sotme të 83-të, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për Partneritet Financiar ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut,  të përfaqësuar nga Qeveria,  për procedurat e veçanta për zbatimin e ndihmës financiare nga Unioni për vendin sipas Instrumentit për Ndihmë Parainkuadruese (IPA III).

“Marrëveshja kornizë për partneritet financiar për IPA III është akti më i rëndësishëm që rregullon marrëdhëniet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian në zbatimin e IPA III, dhe rrjedh nga rregulloret e Bashkimit Evropian që duhet të zbatohen drejtpërdrejt pas lidhjes dhe hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë.

Siç thuhet në njoftim, rregullorja për IPA III synon të mbështesë përfituesit e IPA III për të miratuar dhe zbatuar reformat politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike të kërkuara nga përfituesit në mënyrë që të jenë në përputhje me vlerat e Unionit dhe harmonizohen gradualisht me rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e Unionit (“acquis”), me synimin e anëtarësimit në Union, duke kontribuar kështu në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e tyre.

“Sekretariati për Çështje Evropiane është përcaktuar si organ kompetent i administratës shtetërore që do të kujdeset për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë”, thuhet në kumtesë.

Qeveria në seancën e sotme shqyrtoi dhe miratoi Informatat për Marrëveshjen Sektoriale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut, të prezantuar nga Qeveria dhe Komisioni Evropian për përcaktimin e dispozitave për menaxhimin dhe zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Republikën e Maqedonisë së Veriut  nga Instrumenti për ndihmë para inkuadruese në fushën e bashkëpunimit në bujqësi dhe zhvillim rural (IPARD III).

“Teksti i harmonizuar i Marrëveshjes Sektoriale është pranuar dhe zëvendësi i kryetarit të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Koordinator Nacional i IPA-së, Bojan Mariçiq, autorizohet ta nënshkruajë atë në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nënshkrimi i Marrëveshjes Sektoriale për IPARD III do të plotësojë kuadrin ligjor bazë për IPA III, me rëndësi të veçantë për fushën e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (IPARD III), e cila do të mundësojë nënshkrimin e mëtejshëm të marrëveshjeve financiare vjetore”, thuhet në kumtesë.

Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e diasporës ndërmjet Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komunave, dhe teksti i harmonizuar u pranua.

“Marrëveshjet për bashkëpunim në fushën e diasporës ndërmjet Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 23 komunave do t’i nënshkruajë ministri pa portofol i obliguar për diasporën, dr. Xhemail Çupi, informojnë nga  Shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria në seancën e sotme shqyrtoi dhe miratoi propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

Me ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve bëhet harmonizim me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me të cilin është përcaktuar rritje e pagës minimale.

Me ligjin ndryshohen kriteret për përshtatjen vjetore të pagës minimale me 50 për qind të rritjes vjetore të pagës mesatare dhe 50 për qind të rritjes së kostos së jetesës, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave.

Për të zgjidhur sistematikisht çështjen e pagës minimale, ligji përcakton se shuma e pagës minimale nuk mund të jetë më e ulët se 57 për qind e pagës mesatare të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave për vitin paraprak.

Me ndryshimet dhe plotësimet e reja në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili është dërguar në Kuvend për miratim me procedurë të shkurtuar, është në përputhje me nenin 2 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut në atë mënyrë që ofruesve të shërbimeve publike në institucionet për fëmijë – kopshte t’u sigurohet rritje e mëtejshme e pagave me rritjen e pagës minimale të përcaktuar me ligj dhe harmonizimin gradual të pagave të tjera të ofruesve të shërbimeve në të gjitha nivelet, si dhe sigurimin e vazhdimësisë së ndryshimeve të pagave në raport me pagën minimale në nivel kombëtar, si synim afatgjatë.

Me këtë Propozim-ligj bëhet rritje shtesë e pagave të të gjithë ofruesve të shërbimeve në institucionet për fëmijë-çerdhe për 15 për qind.

Related posts

Qytetari i Shkupit qanë me lotë në sy: M’a morri jetën Big Commerci, humba 48.000 euro

D V

Antonio Jolevski zgjedhet kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik

Z.H

Pjesë të Gjorçe Petrovit, Kisella Vodës dhe Studeniçanit nesër pa energji elektrike

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More