Agjencia Zhurnal.mk.

Izraeli publikon hartën që ndan Gazën në “zona evakuimi”

Një hartë e ashtuquajtur “zona evakuimi” në Rripin e Gazës u publikua nga ushtria izraelite të premten, teksa lufta në enklavë rifilloi pas një pauze të përkohshme humanitare.

Civilëve iu kërkua të identifikonin zonat e tyre të banimit sipas blloqeve të numëruara të shënuara në hartë.

Në bazë të planit, ushtria izraelite do të përcaktojë paraprakisht zonat që do të sulmojë dhe do t’u kërkojë banorëve të largohen, siç pretendonte.

“Harta e blloqeve ndan tokën e Rripit të Gazës në rajone dhe lagje”, tha në një video Avichay Adraee, zëdhënës i ushtrisë izraelite.

Duke përcjellë mesazhin e tij për banorët e Gazës, zëdhënësi tha: “Kjo hartë do t’ju ndihmojë në fazat e mëvonshme të luftës të kuptoni udhëzimet tona dhe të lëvizni kur është e nevojshme, nga vende të caktuara nëse ju kërkohet ta bëni këtë.”

“Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të evakuuar vetëm në numrat përkatës të bllokut në thirrje për të lëvizur në zona të tjera”, u shpreh ai.

Adraee shtoi se ushtria izraelite “do të vazhdojë të publikojë udhëzime evakuimi në mënyrë të përsëritur përmes mediave”.

Adraee u bëri thirrje qytetarëve në Gaza të rishikojnë hartën e publikuar në faqen e internetit të ushtrisë izraelite dhe “të njihen me zonën e juaj të banimit dhe numrat përkatës të bllokut dhe të lëvizin nga zona juaj e banimit sipas udhëzimeve në rast se ju merrni një paralajmërim zyrtar në lidhje me këtë nga ushtria izraelite.”

Nga ana e saj, ushtria izraelite tha në një deklaratë të veçantë se “harta e publikuar tregon numrat e zonave të evakuimit në veri dhe jug të brezit, me një thirrje për banorët që të gjejnë bllokun në lidhje me vendbanimin e tyre dhe të veprojnë nëse u kërkohet të largohen prej tij.”

Sipas ushtrisë zonat e evakuimit, do të përcaktohen përmes letrave dhe fletëpalosjeve që do t’u dërgohen banorëve të Gazës.

Ushtria izraelite pretendon se duke vepruar kështu do të “shmangë humbjen e jetëve të civilëve”.

“Harta u publikua në një faqe të veçantë në internet nga ushtria izraelite në gjuhën arabe, dhe u përhap në fletëpalosje të shpërndara nga ushtria në Rripin e Gazës”, bën të ditur ushtria.

Related posts

Agron Dedivanaj vëzhgon nga afër punimet në gjimnazin e Tuzit

Xh M

Cili ishte revolucioni politik më i rëndësishëm is shekullit XX?

Xh M

Beogradi sërish në zgjedhje

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy