Agjencia Zhurnal.mk.

Izraeli nis administrimin e dozës së katërt të vaksinës

Izraeli ka filluar të administrojë dozën e katërt të vaksinës për grupet më të ndjeshme ndaj koronavirusit, duke u bërë një nga vendet e para që e bën këtë.

 

Izraeli, i cili udhëhoqi një program vaksinimi nga më të suksesshmit në botë në vitin 2020, do të administrojë një dozë të katërt të vaksinës për individët me sistem imunitar të dobësuar së bashku me banorët e moshuar dhe punonjësit në shtëpitë e kujdesit.

Përhapja e dozës së katërt filloi në Qendrën Mjekësore Sheba të Izraelit të premten (31 dhjetor) në mëngjes dhe iu administrua pacientëve me transplante të zemrës dhe mushkërive.

Vendi aktualisht po përjeton një valë të re infeksionesh të nxitura nga varianti i ri, shumë i transmetueshëm, Omicron.

Të enjten u regjistruan 4,085 raste të reja, numri më i lartë ditor i infeksioneve që Izraeli ka parë që nga fundi i shtatorit.

Si përgjigje, Izraeli prezantoi kufizime të reja të enjten vonë në një përpjekje për të frenuar shkallën në rritje të infeksionit përpara festimeve të Vitit të Ri.

Këtu përfshihet një pasaportë e shëndetit, që u jepet individëve të vaksinuar plotësisht ose atyre që janë shëruar së fundmi nga koronavirusi, për mbledhitë me më shumë se 100 persona.

Gjithashtu, masë ekzistuese është mbajtja e detyrueshme e maskave në mbledhitë me më shumë se se 50 persona.

Izraeli, një vend me 9.3 milionë banorë, ka raportuar 8,243 vdekje nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë. Shumica e popullsisë së saj – më shumë se 6.5 milionë njerëz – ka marrë të paktën një dozë të vaksinës Pfizer/BioNTech dhe më shumë se 4.2 milionë izraelitë kanë marrë dy doza dhe një dozë përforcuese.

Related posts

Varhelyi nga Sarajeva: Institucionet shtetërore duhet të funksionojnë

N E

Ish-presidenti amerikan, Bush: 20 vjet më parë, “jeta jonë ndryshoi përgjithmonë”

D V

Xi – Merkel : Paqja dhe zhvillimi,vizion i përbashkët

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More