Agjencia Zhurnal.mk.

Izraeli i parë në botë me testimet e dozës së katërt nga vaksinimi ndaj Kovid-19

Qendra mjekësore “Sheba” në afërsi të Tel Avivit sot filloi me testimin e parë në botë të dozës së katërtë të vaksinës “Fajzer” kundër Kovid-19.

 

“Qendra më e madhe mjekësore në Izrael dhe në Lindjen e Afërt angazhoi 150 punonjës të kërkimit, dhe që secili prej tyre ka marrë dozën e tretë, dozën përforcuese në gusht dhe tani niveli i tyre i anti-trupave është nën 700”, deklaroi zëdhënësi i spitalit.

I pari që e pranoi dozën e katërt ishte kirurgu për transplantimin e zemrës mjeku Jakob Lavi. Ai tha se “ky është një shpim i vogël në kraharor, por një hap i madh për njerëzimin në luftën globale kundër Kovid-19”.

Personeli që kishte marrë dozën e tretë, pas një testimi doli se kishte nivele të ulëta të antitrupave.

“Së pari, ne po planifikojmë të studiojmë reagimin e sistemit imunitar të 150 vullnetarëve, që po marrin pjesë në këtë studim, pas marrjes së dozës së katërt. Pra, se si do të reagojnë antitrupat. Natyrisht, ne do të studiojmë edhe sigurinë e dozës së katërt të vaksinës””, tha profesor Gill Regev-Joçaj drejtor i Njesisë për Sëmundjet Infektive në Qendrën Mjekësore “Sheba”.

Provat klinike vijnë në një kohë kur zyrtarët izraelitë po shqyrtojnë shpërndarjen një pakoje të dytë të vaksinave përforcuese për popullatën e vendit, i cili po ndeshet me një rritje të infeksioneve me variantin omikron të Kovid-19.

Izraeli ishte një nga vendet e para në botë që filloi fushatën për vaksinimin e banorëve kundër Kovid-19 në fillim të këtij viti. Pak më shumë se 4,2 milionë nga 9,3 milionë banorët e Izraelit kanë marrë dozën e tretë të vaksinës “Fajzer”.

Izraeli ka regjistruar të paktën 8.242 vdekje nga Kovid-19 që nga fillimi i pandemisë.

Related posts

Komisioni Evropian ndan 6.3 miliardë euro për rimëkëmbjen e Kroacisë

N E

Dubai po bëhet një kriptozonë

D V

Armenia dhe Azerbajxhani fajësojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More