Agjencia Zhurnal.mk.

Izraeli e ka sulmuar aeroportin në Damask, pesë të vrarë

Izraeli ka kryer sulm ajror në aeroportin ndërkombëtar sirian në Damask dhe në disa vende të tjera në jug të kryeqytetit të vendit, me ç’rast kanë humbur jetën pesë ushtarë dhe është shkaktuar dëm i madh material, njoftoi Ministria siriane e Mbrojtjes.

 

Mbrojtja ajrore siriane e hasi atë sulm dhe arriti të rrëzojë shumicën e raketave, ka njoftuar ministria përmes një komunikate.

Siç raportojnë agjencitë e huaja, Izraeli ka intensifikuar sulmet në aeroportet siriane për të penguar rritjen e përdorimit të linjave të furnizimit ajror të Teheranit, i cili i furnizon me armë aleatët e tij në Siri dhe Liban, përfshirë Hezbollahun.

Teherani ka zgjedhur transportin ajror si mjet më të besueshëm për transportin e pajisjeve ushtarake për forcat e tij dhe luftëtarët aleatë në Siri, pas pezullimit të transfertave tokësore.

Qindra mijëra sirianë kanë vdekur dhe miliona kanë mbetur të pastrehë që kur protestat kundër presidentit sirian Bashar al-Asad u kthyen në luftë civile në vitin 2011, duke tërhequr forcat e huaja dhe duke e lënë Sirinë të ndarë në zona kontrolli.

Related posts

Dënim me burg për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës

D V

Tre njerëz të vdekur pas sulmeve në qendër të Izraelit

Xh M

Spanja përballet me temperatura deri në 43 gradë celsius

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More