Shkup, 28 shtator – Nënkryetari i BDI-së dhe deputeti Izet Mexhiti, sonte në Çair ka numëruar projektet që kandidati për kryetar komune, Visar Ganiu, do të realizojë në mandatin e ardhshëm. Mexhiti theksoi se me votën për BDI-në, fiton krej Çairi, e jo vetëm anëtarët e kësaj partie.
“Vota juaj për BDI-në është votë për vendosjen e gurthemelit të kompleksit universitar Nënë Tereza përballë ambasadës amerikane”, tha mes tjerash Mexhiti. Ai numëroi edhe projekte tjera, në mesin e të cilave veçoi një shkollë të re në lagjen Skender Metallari, transmeton Zhurnal.
“Visari do të ketë përkrahjen e Kuvendit, Qeverisë, Qytetit të Shkupit dhe gjitha institucioneve për të vazhduar punën e tin për të mirën e Çairit”, ka theksuar Mexhiti.