Agjencia Zhurnal.mk.

Ivanovska: Zyrtarët manipulojnë me deklarimin e vërtetë të pronave

Shkup, 2 qershor – “Qytetarët e pafajshëm dhe ndoshta të painformuar mirë, regjistrojnë pronat e zyrtarëve në emër të tyre për të cilën marrin ndonjë shkëmbim dhe me përfundimin e funksionit e kthejnë pronën në emër të pronarëve real”, tha mbrëmë kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.

Ivanovska tha se ekziston mundësia që zyrtarët të kenë kryer disa shkelje ligjore, të raportojnë pronën e një personi tjetër, i cili nuk është në detyrë dhe se po flitet se ka raste të tilla, por se Komisioni Kundër Korrupsionit nuk ka autoritet për të rishikuar pasurinë e qytetarëve, por vetëm ndaj personave të zgjedhur.

Ajo po ashtu informoi se një numër i madh i ankesave të qytetarëve në KSHPK kanë të bëjnë me pakënaqësinë me vendimet e gjykatave, pas së cilës komisioni nuk ka kompetencë të veprojë dhe ia përcjell Këshillit Gjyqësor.

“Nga aspekti i kontrollit të origjinës së pasurisë, ne nuk shqyrtojmë pasurinë e gjyqtarëve, por kontrollojmë atë që raportohet në pyetësor, pra verifikimin e të dhënave, nëse ajo që raportohet përputhet me atë që është shkruar në libra dhe në kadastër. Kjo është kompetenca jonë e deritanishme. Nëse konstatojmë disproporcion në pasurimin sa i përket të hyrave të tyre mujore, atëherë ato lëndë i dorëzojmë në institucionet kompetente”, tha Ivanovska.

Related posts

Mbretëria e Norvegjisë dhuron 76 automjete për Armatën e Maqedonisë së Veriut

D V

Ministrja Kostadinovska-Stojçevska për vizitë në Teatrin Turk

D V

Rezultatet fillestare të KSHZ-së: Gordana Siljanovska Davkova 362,682 (40,08%), Stevo Pendarovski 180,306 (19,93%)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky