Agjencia Zhurnal.mk.

Ivanovska: Antikorrupsioni nuk lejon të keqpërdoret gjatë zgjedhjeve, po monitorojmë situatën

Shkup, 26 tetor – Raporti i KE vë në dukje progrese, duke përfshirë lavdërimet për KSHPK-në, që është një gjë e rrallë në luftën kundër korrupsionit. E për këtë Biljana Ivanovska nga Antikorrupsioni ka rrëfyer në “Brifingun e mëngjesit”, transmeton Zhurnal.

 

“KE monitoron nga afër të gjitha proceset që ndodhin dhe i pasqyron gjërat me shumë saktësi. Raporti është shumë relevant, thekson rolin tonë, por rekomandon që të ketë lëvizje të institucioneve të tjera – rolin e tyre proaktiv. Kemi çështje të rëndësishme në drejtësi dhe në Prokurori që janë ende në pritje. Kemi edhe një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të cilën është ende në pritje vendimi. Jemi të hapur për bashkëpunim, së bashku me Prokurorinë kemi mbledhur prova për një çështje me interes shumë të rëndësishëm publik. Ne kemi tre vjet që themi që të kufizohet e drejta e diskrecionit të bartësve të funksioneve publike, veçanërisht e kam fjalën për punësimin. Njerëzit e vërtetë në vendin e duhur është ajo që na nevojitet në vend, thotë Ivanovska.

Në të ardhmen, Komisioni dëshiron t’i kushtojë më shumë vëmendje reduktimit të të drejtave diskrecionale të zyrtarëve.

“Ligjet i lejojnë zyrtarit të zgjedhë nga lista e dorëzuar nga Agjencia. Kemi pasur disa raste që i kemi zbuluar për nepotizëm. Në njërin prej tyre është përzgjedhur kandidati i 41-të sepse ka pasur intervistë të mirë, por nuk i ka zgjidhur testet dhe nuk ka sukses tjetër, thotë Ivanovska, njofton Zhurnal.

Ajo shton se KSHPK-ja tregojnë publikisht kur kanë pengesa. Ivanovska thekson se KSHPK ka vetëm zyra dhe staf në tremujorin e tretë, ndërsa për krahasim, kabinete të tëra formohen për pak orë.

“Kemi kërkuar 16 punonjës, por Ministria e Financave është përgjigjur se është shumë. Ne duhet të përfundojmë sistematizimin e vjetër dhe më pas të kalojmë në sistematizimin e ri. Ne kemi nevojë për njerëz sepse bëjmë rekomandime që duhen bërë, edhe pse 30 për qind e rekomandimeve tona nuk zbatohen. Mendoj se problemi kryesor në këtë vend është mosrespektimi i njerëzve, i ligjeve, i gjithçkaje. Ka njerëz në këtë vend, thjesht duhet t’u jepet një shans. Politika duhet të heqë duart nga profesionistët”, përfundon ajo.

Si funksionon KSHPK gjatë zgjedhjeve?

“Ne kemi rregulla të sjelljes dhe ligje sipas të cilave monitorojmë financimin e partive politike, por në kurriz të kësaj jemi duke mbetur prapa rasteve të tjera. Ne nuk duam të keqpërdoremi për qëllime politike, ndaj punojmë rreptësisht në kompetencën tonë. Në fund të zgjedhjeve shkruajmë një raport ku i konstatojmë të gjitha shkeljet e partive, por edhe të gjitha ndikimet në elektorat që nuk janë të kundërligjshme por ndikojnë, thotë Ivanovska.//Zhurnal.mk

Related posts

Agjenti i ASK-së dhe i amnistuari për “27 Prillin” kanë shantazhuar një biznesmen

D V

Kiracovski: Prita dorëheqje nga gjithë udhëheqësia e LSDM-së, jo vetëm nga Zaev

Z H

Shkupi nuk shpreson në heqjen e vetos bullgare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More