Agjencia Zhurnal.mk.

Ivanovska: Anëtarët e Qeverisë, integritetin e tyre ta vendosin në funksion të pozitës

Shkup, 13 janar – Njeriu i parë është gjithnjë pasqyrë e institucionit dhe shembull i të punësuarve, si rregull i pashkruar. Për këtë është shumë e rëndësishme për anëtarët e qeverisë së re që integritetin e tyre personal ta vendosin në funksion në pozitës të cilin e marrin dhe funksionin të cilin e kryejnë. Është shumë e rëndësishme se si do të jetë edhe pozita profesionale dhe nuk varet gjithmonë gjithçka nga njeriu i parë. Kur kritikojmë nuk e bëjmë atë sepse ashtu duam, por që të përmirësohet funksionimi në sistem. Këtë e deklaroi sot kryetarja e Komisionit Shtetëror për Luftë Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, në emisionin “Utrinski Brifing” (Brifingu i mëngjesit).

 

Për atë nëse pret bashkëpunim të mirë me mandatarin Dimitar Kovaçevski, Ivanovska tha se kanë pasur takime dhe kanë biseduar dhe se ajo është gjithmonë optimist se ka hapësirë për bashkëpunim.

“Të gjithë anëtarët e zgjedhur dhe të emëruar të qeverisë janë lëndë e hetimeve të Komisionit. Fakt është se kemi dhënë numër të madh të rekomandimeve në Qeveri, prej të cilëve 30 për qind janë pranuar. Mendoj se kryeministri i ri dhe të gjithë ministrat duhet të kujdesen që t’i zbatojnë aktivitetet e parapara me strategjinë nacionale dhe t’i zbatojnë rekomandimet tona”, ishte decide Ivanovska.

E pyetur nëse duhet të ekzistojë vendi i zëvendëskryeministrit për luftë kundër korrupsionit, Ivanovska tha se ato janë vendime të Qeverisë dhe se nuk është e rëndësishme sa trupa dhe kabinete ka, por nëse çdo anëtar i qeverisë do të japë shembullin e tij personal se me të vërtetë lufton kundër korrupsionit.

“Dikasteri zëvendëskryeministër për Luftë Kundër Korrupsionit është vendim i Qeverisë. Për ne është me rëndësi që të krijohen politika për parandalimin e korrupsionit. Sferë për punë ka për të gjithë sepse korrupsioni te ne është shumë i përhapur. Sipas rekomandimeve të GREKO konsideroj se duhet një pozicion i tillë për zbatimin e kodit etik për sundim dhe menaxhim të mirë”, tha Ivanovska.

Related posts

Aktvendim për “Organizatorët e 27 prillit”

Z H

Stevkova-Shterieva: Bankat janë të qëndrueshme dhe rezistente ndaj tronditjeve, pandemia rriti kursimin

D V

Teuta Arifi në kuadër të “Prespa Forum Dialogue”, takon Clarisse Pasztory

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More