Agjencia Zhurnal.mk.

Iv Gunen: Në Francë në vit 600 filma e kalojnë filtrin për mbrojtjen e fëmijëve

Shkup, 2 tetor – Në Francë, Komisioni për kategorizimin e filmave mesatarisht në vit kontrollon rreth 600 filma, e shikon çdo film, madje edhe filmat e animuar, për të siguruar se përmbajtja e tyre nuk do të jetë e dëmshme për fëmijët. Çdo film i cili do të shpërndahet në vend, pavarësisht nëse është francez, amerikan ose maqedonas, duhet të marrë vizë nga Komisioni i cili është baza për autorizim nga Ministria e Kulturës për shfaqjen e tij në kinema, thotë në bisedën për Iv Gunen, këshilltar për marrëdhënie ndërkombëtare në Këshillin shtetëror, të Francës dhe ish-kryetar i këtij organi.

 

“Ne kemi parlament të vogël, të ashtuquajtur parlamenti i filmit, të cilin e përbëjnë mjekë, psikologë, psikiatër, kineast dhe pronarë të kinemave, si dhe nga përfaqësues të Qeverisë. Në këtë parlament të vogël nuk diskutojmë për politikë, por vetëm të përgjigjet në vetëm një pyetje – nëse filmi konkret do të kishte pasoja të dëmshme për cilin do djalë ose vajzë. Si roje kufitare merren mosha prej 12, 14, 16 dhe 18 vjeç”, thotë Gunen, i cili dy vjet (2018 dhe 2019) ka kryesuar me këtë Komision për kategorizimin e filmave.

I pyetur se cila është përvoja e kinematografisë franceze, me censurën e filmit, Gunen thotë se kinematografia është art, por, gjithashtu, mund të jetë edhe instrument i pushtetit..

“Nga krijimi i kinematografisë nga fundi i shekullit të 19-të, autoritetet çdoherë kanë parë me dyshim ndaj filmit, kanë parë në të si mjet, por edhe janë shërbyer me atë mjet. Dyshimi në film se mund të ketë edhe efekt helmues, kontribuoi për zbatimin e censurës. Për këto arsye nga fundi i Luftës së Parë Botërore, u krijua Komisioni i parë  për censurë, me qëllim që ushtarët të cilët po ktheheshin nga fronti të mos marrin përshtypje se derisa ata ishin në front dhe luftonin, jeta ka vazhduar normal”, sqaron Gunen.

I pyetur lidhur me përdorimin e filmit në qëllime propagandistike, që veçanërisht është shprehur në periudha të caktuara historike dhe nëse sot mund të flasim për përdorim manipulues të filmit për promovimin e disa narrativave nacionaliste, ai pajtohet me faktin se filmi mund të shfrytëzohet edhe për qëllime propagandistike. Ne, thotë, i njohim filmat e Leni Rifenshtall, e cila në një farë mënyre e përjetësojnë fashizmin ose filmat e Ajzenshtajnit të cilat jo aq e lavdërojnë komunizmin, por idenë për një Rusi të përjetshme. Por, kur bëhet fjalë për censurën, nënvizon se mund të thuhet se ajo sot në Evropën Perëndimore më nuk ekziston.

“Komitetin që unë e drejtoja nuk i censuroi kurrë filmat për shkak të përmbajtjes së tyre fetare apo politike. Në një farë mënyre, ajo që po bënte Komisioni ishte kufizimi i qasjes në disa filma për më të rinjtë për t’i mbrojtur ata, në varësi të moshës, nga 12, 16 dhe 18 vjeç. Do të thotë, Komisioni për kategorizim nuk censuron, por i mbron të rinjtë”, thekson Gunen.

Komisioni duhet ta shikojë çdo film i cili do të shpërndahet në vend, pa marrë parasysh nëse është francez, amerikan ose maqedonas, si do të marrë vizë – autorizim nga Ministria e Kulturës për shfaqje. Ndonjëherë viza përcillet me kufizime lidhur me moshën, por në 85-90 për qind e rasteve, thotë Gunen, bëhet fjalë për filma të cilat shfaqen për tërë  publikun.

Filmat nga produksioni amerikan, të cilët arrijnë veç më të kategorizuara, kontrollohen sepse, thotë, tek ta ekziston sistem i ndryshëm i kategorizimit nga ai francez.

I pyetur për Maqedoninë e Veriut, thotë se është shtet sovran dhe se nuk është puna e tij të japë këshilla, por duke e pasur parasysh se në vend ka vetëm katër kinema publike, mendon se nuk na duhet Komision. – Por ajo që mund të bëni ju, si dhe ne në Francë, është kur shfaqni filma francezë ose amerikanë që tashmë janë të kategorizuar, aplikoni atë kategorizim. Sepse nëse komisioni në Francë e ka kategorizuar me kufizim për shikuesit nën 12 vjeç, ne jemi evropianë, pjesë e kontinenti të njëjtë dhe duhet të zbatohen të njëjtat kategorizime”, shton ai.

I pyetur si e interpreton shfaqjen e kërkesave me zë nëpër Evropë për censurimin e veprave të krijuesve rusë, për shkak të agresionit rus ndaj kundër Ukrainës, që nuk është karakteristikë për demokracitë liberale, të cilët janë përkrahës të lirisë së fjalës, dënimit të gjuhës së urrejtjes dhe tolerancës, ai e ndan qëndrimin e tij personal.

Si njeri i dashuruar në artin filmik, ai ruan nderim të veçantë ndaj filmit dhe pikërisht filmat e kanë njoftuar me vendin tonë.

“Për mua kinematografia është dritare drejt botës dhe arratisje nga bota. Dritare sepse në kinema shikoj filma amerikanë, aziatikë, madje edhe maqedonas. I kam parë filma si “Zoti ekziston emri i tij është Petrunia”, “Toka e mjaltit” dhe kuptohet “Para shiut” dhe falë këtyre filmave zbulova një vend në të cilin asnjëherë deri atëherë nuk kisha qenë. Filmi është edhe një lloj arratisje nga bota. Kur do të hyj në sallë të kinemasë dhe kur të fiken dritat, ndodh një ëndërr e zgjuar”, thotë eksperti francez për klasifikime.

Iv Gunen ka interes të madh për kinematografinë dhe në bazë të njohurive dhe informacioneve të tij në fushën e filmit, paraprakisht këtë javë mbajti ligjëratë në Institutin francez në Shkup në temë “Censura në film”.

Related posts

QKR anulon të gjitha ngjarjet dhe shfaqjet nga festivali MOT deri të premten

D V

ITSHKSH pjesmarrës i panairit të librit akademik dhe shkencor në Tiranë

Z.H

Ekspozitë dhe promovim i një libri me rastin e Ditës së alfabetit të gjuhës shqipe

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More