Agjencia Zhurnal.mk.

“Iu pëlqyen edhe futbollistëve të Feyenoordit”, Dragusha dhe Sermaxhaj me deklarate epike për Intelektualët

Bardhekaltërit kishin edhe ndihmën e tifo-grupit Intelektualët, të cilët dhuruan spektakël të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri”.

Duke folur rreth ndeshjes, trajneri Muhamet Dragusha deklaroi në emisionin “2me1” në RTV 21 se atmosfera iu ka pëlqyer edhe holandezëve.

“Këtë e kanë dëshmuar edhe në kampionatin kosovar. Në cdo ndeshje kanë qenë afër Dritës, si brenda ashtu edhe jashtë. Në këtë ndeshje është pritur kjo shikueshmëri. Kjo atmosferë iu ka pëlqyer edhe tifozëve të Feyenoordit, ku një prej lojtarëve të tyre tha edhe pas ndeshjes se atmosfera ishte fantastike”, u shpreh Dragusha.

Ndërkohë, trajneri tjetër, Genc Sermaxhaj, ka theksuar se një përqindje të madhe të meritës për rezultatin pozitiv ndaj Feyenoordit e patën pikërisht Intelektualët, transmeton Gazeta Olle.

“Gjithmonë Intelektualët kanë qenë lojtari i 12 i Dritës. Është dëshmuar në këtë ndeshje dhe do të dëshmohet gjithmonë sa herë që Drita paraqitet si në Kosovë ashtu edhe në Evropë. Mendoj që një përqindje e madhe e meritës së këtij rezultati, iu shkon edhe këtyre tifozëve që janë për çdo lavdatë”, u shpreh Sermaxhaj.

Ndeshja e kthimit zhvillohet të enjten në Roterdam. /Gazeta Olle/

Related posts

Tupançeski – Malenica: Kroacia përmes përvojave dhe ideve të saj do të ndihmojë procesin e integrimit evropian të vendit

Z.H

Pas shpalljes non grata në SHBA, reagon Nikolla Gruevski

Xh M

Qeveria: Dialogu me sindikatat është në vazhdimësi dhe do të sjellë zgjidhje

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More