Agjencia Zhurnal.mk.

Iu gjetën mbi 10 gram kokainë në shtëpi, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar të enjten në Prizren pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar më shumë se 10 gramë substancë narkotike e llojit kokainë.

 

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Dervish Salihu, Prizren, 04.11.2021 – 19:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 10.8 gram, një peshore digjitale, disa para të vogla, një telefon dhe një fishek. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Related posts

Për vozitje të shpejtë 661 sanksione në territorin e gjithë vendit

D V

Arrestohet një i mitur, i dyshuar për dhunim

D V

Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga Policia për një tentim vrasje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More