Agjencia Zhurnal.mk.

ITU: Maqedonia e Veriut është e njohur si vend me një nga rrjetet digjitale më të zhvilluara të telekomunikacionit dhe infrastrukturës në rajon

Shkup, 5 shtator – Maqedonia e Veriut nga ITU është njohur si vend me një nga rrjetet digjitale më të zhvilluara të telekomunikacionit dhe infrastrukturës në rajon, që jep bazë për transformim të shpejtë digjital, ishte theksuar në takimin e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me sekretaren e përgjithshme të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), Dorin Bogdan Martin në margjinat e Samitit Digjital 2023 në Talin të Estonisë.

Nga Qeveria njoftojnë se në takim është biseduar për resurset njerëzore si parakusht për transformim digjital dhe është konstatuar se ekspertiza e inxhinierëve të TI-së nga Maqedonia e Veriut është vlerësuar lartë në strukturën ITU.

Në takim ishte potencuar kontributi i tyre i rëndësishëm në shumë projekte ndërkombëtare përgjatë botës. 

Theks i veçantë ishte vendosur në bashkëpunimin në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në projekte afatshkurte të cilat me dizajne të përfunduara arkitekturore të softuerit do të sigurojnë hap para në ndërveprueshmërinë e institucioneve publike. 

Nga ITU është përshëndetur përkushtimi i procesit të digjitalizimit nga ana e udhëheqësisë më të lartë politike, duke vlerësuar se e njëjta do të nxisë edhe vende të tjera t’i japin prioritet këtij procesi në vendet e tyre. 

Kryeministri Kovaçevski në takim ka theksuar se përmes formimit të Agjencisë të digjitalizimit do të përshpejtohet realizimi i sigurisë digjitale, krijimi i sistemeve të ndërveprueshme të cilat do t’i zhvillojnë resurset TI në institucionet në mënyrë të centralizuar dhe gjithpërfshirëse

Related posts

Musa Xhaferi: Zona 5, do të jetë lokomotiva e fitores së Frontit Europian

Xh M

VLEN: Pacienti dhe Fronti i listës së zezë, shkaktarët e rënies së besimit në gjyqësor dhe prokurori

Redaksia

Klinika e fëmijëve në Shkup përballet me mungesë infermierësh

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy