Agjencia Zhurnal.mk.

ITSHKSH sublimon aktivitetet në festën e pavarësisë në Vlorë

Dita e Flamurit sublimoi edhe aktivitetet e shumta të ITSHKSH, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të këtij institucioni në krye me drejtorin prof.dr. Skender Asani, në disa manifestime që lidheshin me këtë ditë të shenjtë të kombit tonë.

 

Në Tiranë u përmbyll “Viti i Naimit” ne një aktivitet promovues organizuar nga intelektualë dhe nga Kryegjshata botërore e bektasinjëve. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e ITSHKSH, kurse drejtori Asani me një fjalë përshëndetëse foli për kontributin dhe ndikimin e Naim Frashërit në kulturën shqiptare dhe njëherësh prezantzoi edhe disa nga shtyllat më të rëndëishsme të organizimit dhe profilimit të ITSHKSH-së.

Ceremonia zyrtare e shënimit të Ditës së Pavarësisë filloi dje para dite në Vlorë dhe bashkë me delegacionin e lartë qeveritar të Shqipërisë, lule të freskëta pranë monumentit të firmëtarëve të Pavarësisë së Shqipërisë vendosën edhe përfasëuesit e ITSHKSH.

Këtij aktiviteti i parapriu pritja që na u bë tek kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, të cilit i sollëm urimet vëllazërore nga Shkupi për këtë ditë të shënuar të kombit tonë!

Aspirata liridashëse e shqiptarëve nuk do të ishte e plotë pa mbështetjen e fuqishme të Amerikës. Dje në Vlorë, në këtë ditë të shenjtë të Pavarësisë, rrugët u bënë bashkë me ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Shkëlqesinë e saj zonj. Yuri Kim, e cila kishte ardhur për ta nderuar kujtimin ndaj kësaj feste tonë kombëtare. Ambasadores Kim, Prof.dr. Skender Asani, në emër të ITSHKSH i shprehu faleminderimet e sinqerta për gjithë përkushtimin amerikan ndaj çështjes shqiptare sot dhe në të kaluarën…

Aktivitetet e djeshme në Vlorë u kurorëzuam me një prezantim të emisioneve të përzgjedhura AUTOKTON të autores Anila Ahmataj, realizuar edhe në bashkëpunim me ITSHKSH . Historia dhe dokumentariteti gërshetohen ne keto emisione që patën si produkt edhe kontributin e ITSHKSH si një nga institucionet shkencore që gjithnjë e më tepër po konsiderohet një referencë vërtetësie . Me këtë rast Dr. Skender Asani i njoftoi të pranishmit me tendencën që ITSHKSH të bëhet një qendër r mirëfillt e studimeve albalogjike, ku do të ketë hapësirë edhe për një konkurrencë në tregun e gjerë të ideve e mendimeve shkencore.

Krejt në fund në sallën e Kinemanë së posarenovuar të qytetit të Vlorës u bë edhe dorëzimi i bustit të Isa Boletinit, donacion i Mehmet Prishtinës.

Related posts

Botohet, “Jusufi e Zelihaja në letërsinë shqipe”

D V

Pranim-dorëzim i donacionit japonez për mbështetje të Operës dhe baletit kombëtar

D V

Sociologjia e fesë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More