Agjencia Zhurnal.mk.

ITSHKSH dhe Ambasada e Kosovës, shtylla e një ure të fuqishme bashkëpunimi

Shkup, 22 mars – Roli i institucioneve shkencore dhe kulturore në zhvillimin e mendimit kritik dhe përfitimet e bashkëpunimit të brendshëm në botën shqiptare, ishin disa nga temat që u diskutuan në takimin mes drejtorit të ITSHKSH, Skender Asanit dhe ushtruesit të detyrës së ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shkup, Prindon Sadriu.

Ky takim, thuhet në kumtesën e ITSHKSH-së, erdhi pas një sërë aktivitetesh senzibiliziese që ka pasur Dr. Asani me diplomatët e huaj, si pjesë e një strategjie shkencore e intelektuale që ITSHKSH tash e disa vite po e shpie përpara në kuadër të përpjekjeve që sfidat e mijëvjeçarit të ri të jenë pjesë e preokupimit që duhet të katë çdo njeri i dijes dhe i humanizmit universal.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës ndajnë përvoja gati të njejta në planin e zhvillimeve shoqërore e kulturore.

ITSHKSH, siç vuri në dukje drejtori Asani, po bën përpjekje serioze që temave lokale t’iu jep impakt rajonal dhe global, duke theksuar nevojën e bashkërendimit institucional në mes të dy shteteve. Në këtë drejtim, ITSHKSH ka shprehur gatishmërinë që përvojën dhe të arriturat e deritanishme t’i vë në dispozicion të nevojave imediate që ka Repubika e Kosovës në aspektin e kompletimit të infrastrukturës shkencore e institucionale, sidomos në problematikat që kanë të bëjnë me memorimin e së kaluarës. Për rrjedhojë, dr. Asani përmendi disa data dhe ngjarje që mund të jenë pjeslë e një agjende të përbashkët, duke përmendur me këtë rast caktimin e një date dhe një vendi të përbashkët për të shënuar ngjarjet që lidhen me gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve nga ana e pushtuesve të huaj. Me këtë rast Asani potencoi urgjencën që institucionet e Kosovës të dalin me një plan veprimi për shënimin e këtyre ngjarjeve që mund të kenë si pikëtakim të përbashkët Bllacën, ku edhe është ngritur njl memorial në shenjë të kujtimit të sakricave të shqiptarëve të Kosovës si pasojë e gjenocidit serb.

Related posts

Rizvanoviq: Gjithçka është e qartë, qeverinë e ardhshme e formojnë VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM!

I Z

PO NDIHEM NË TË NJËJTËN MËNYRË

D V

Osmani: Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi dhe mbështetja juaj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky