Agjencia Zhurnal.mk.

ITN mund të tërhiqet nga koalicioni me Petkov, a mund të bie qeveria bullgare?

Sofje, 22 Maj – Partia “Ka një popull të tillë” (ITN) të premten mblodhi grupin parlamentar dhe se ka dhënë sinjale se javën e ardhshme mund të largohet nga koalicionit qeveritar i kryeministrit Kiril Petkov. Lajmin për këto zhvillime e kanë bërë të ditur edhe deputetë të partisë bullgare të Sllavi Trifunov.

Toshko Jordanov, kryetar i grupit parlamentar ITN mblodhi deputetët e partisë së tij dhe njoftoi se partia do të largohej nga koalicioni qeverisës javën e ardhshme, por duke ndjekur kryeministrin Kiril Petkov nëse do të ndërmarrë hapa për të hequr veton për Maqedoninë e Veriut për nisjen e negociatave me BE.

Kryeministri Kiril Petkov në një video fjalim i bëri thirrje presidentit Rumen Radev që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NACC) për të diskutuar gjendjen e negociatave midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai njoftoi se javën e ardhshme qëndrimi i Bullgarisë do të diskutohet në këshillin e koalicionit të katër partive të shumicës qeverisëse.

Deklarata e Toshko Jordanov para deputetëve se do të largohen nga koalicioni nuk do të thotë se do të ndodhë medoemos, por gjithsesi është tregues i nivelit të besimit dhe cilësisë së komunikimit në koalicion.

“Dua të siguroj shoqërinë bullgare se qeveria bullgare nuk do të bëjë asgjë pa pëlqimin e gjerë kombëtar dhe në përputhje me marrëveshjen tonë të koalicionit”, tha kryeministri Kiril Petkov.

E gjithë kjo vjen pas një vizite dy-ditore në Sofje të Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen Donfried këtë javë, si dhe një vizite të shkurtër të komisionerit të zgjerimit të BE, Oliver Varhej.

Related posts

Pagesa e kontributeve shumë e lartë, duhet të ketë tolerancë për gazetarët!

I.A

Taravari me propozim: Zgjedhja e presidentit të bëhet nga Kuvendi (VIDEO)

Redaksia

Në Gjykatën Penale gjykim për lëndën “Thesari”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy