Agjencia Zhurnal.mk.

Italiani me shpejtësi skëterrë në Durrës/ Humb kontrollin e makinës, shkatërron mjetet e parkuara

Një automjet tip fuoristradë ”Toyota”, që paraprakisht deklarohet se drejtohej nga një shtetas italian, lëvizte nga Currilat në drejtim të rrugës ”Taulantia” në Durrës.

 

Një automjet tip fuoristradë ”Toyota”, që paraprakisht deklarohet se drejtohej nga një shtetas italian, lëvizte nga Currilat në drejtim të rrugës ”Taulantia”.

Shpejtësia tej normave të lejuara e ka nxjerrë automjetin jashtë rruge në afërsi të kthesës. Për pasojë, është përplasur me 6-7 mjete të parkuara, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.Pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit nën panik, sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ka braktisur makinën dhe është larguar me vrap nga pjesa e shëtitores bregdetare. Policia po heton mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Related posts

Vdes punëtori i KEDS-it pas kontaktit me rrymën

D V

SPB Tetovë: Gjoba për 17 shoferë të cilët në gjendje të alkoolizuar kanë drejtuar makinat

D V

Incident i armatosur në Kodrën e Diellit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More