Agjencia Zhurnal.mk.

Italia përfundon tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani

Qeveria e Italisë tha se ka përfunduar tërheqjen e trupave të saj nga Afganistani, duke i dhënë fund pranisë së saj 20-vjeçare në këtë vend.

“Natën e kaluar, misioni i Italisë në Afganistan ka përfunduar zyrtarisht”, tha të mërkurën ministri italian i Mbrojtjes, Lorenzo Guerini.

“Megjithatë, angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare për Afganistanin – duke filluar me Italinë – nuk mbaron këtu. Ai do të vazhdojë në forma të tjera”, shtoi Guerini.

Italia ka pasur rreth 50,000 trupa në Afganistan gjatë 20 vjetëve të fundit.

Prej tyre, 53 janë vrarë dhe 723 janë plagosur.

Disa orë para Italisë, edhe Gjermania ka njoftuar se i ka dhënë fund pranisë ushtarake në Afganistan.

Ushtarët “tani janë duke u kthyer në shtëpi”, ka thënë ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Të gjitha trupat e huaja pritet të tërhiqen nga Afganistani deri më 11 shtator.

Në këtë datë shënohet 20-vjetori i sulmeve terroriste të Al Kaidës në SHBA – ngjarje kjo që ka çuar në ndërhyrjen në Afganistan.

Related posts

SHBA po heton përfshirjen e Beogradit në sulmin terrorist! The Guardian: Serbia mund të ndëshkohet

Xh M

Gati 1.000 persona vdesin nga ethet tropikale në Bangladesh

Xh M

Dramë në Bratislavë, burri shtiu me armë nga dritarja e ndërtesës – raportohet për të vrarë dhe plagosur

Xh M
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!