Agjencia Zhurnal.mk.

Italia kërkon certifikatën e vaksinimit për një sërë aktivitetesh

Italia, nga 6 gushti, do të kërkojë certifikatën e vaksinimit kundër coronavirusit për të kryer një sërë aktivitetesh.

 

Të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart, që kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, do të mund të hynë në disa vende, përfshirë ambientet e brendshme të restoranteve, kinematë dhe palestrat.

Megjithatë, pas mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeveritar, certifikata nuk do të jetë e nevojshme për transport.

Rastet me coronavirus janë sërish në rritje në Itali.

Ato janë dyfishuar gjatë javës së kaluar, ndërsa mbi 5,000 janë raportuar vetëm të enjten.

Rreth gjysma e italianëve janë tani për tani plotësisht të vaksinuar.

Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Italia ka konfirmuar mbi 4.3 milionë raste me coronavirus dhe afro 128,000 viktima.

Edhe disa vende të tjera në Evropë, përfshirë Francën këtë javë, kanë vendosur të kërkojnë certifikatën e vaksinimit për qasje në vende të caktuara publike.

Numri i të infektuarve është në rritje gjetkë, si pasojë e variantit më ngjitës të coronavirusit, Delta.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se ky variant do të bëhet dominues brenda muajsh. /rel/

Related posts

Talebanët pretendojnë se rajoni i fundit afgan është tanimë nën kontrollin e tyre

D V

Studimi në Wuhan sugjeron se antitrupat e COVID-19 mund të ndalojnë përsëritjen e infektimit për të paktën 9 muaj

Z H

Sulmet e IS-it ndaj shiitëve janë krime kundër njerëzimit, thotë HRW

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More