Agjencia Zhurnal.mk.

Italia e zhgënjyer me Brukselin për mos hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

Italia shprehet e zhgënjyer nga vendimi i Bashkimit Europian për mos hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin. Nga Shkodra ambasadori italian në vendin tonë u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe integrimi tashmë është çështja e unionit.

 

“Besoj se jemi gati dhe nuk duhet të dorëzohemi, sepse nuk është më një çështje nëse Shqipëria do të hyjë, por kur do të hyjë. Kjo është gjëja më e rëndësishme.Ne do të vazhdojmë të punojmë, sepse besimi ynë është që brenda këtij viti do të çelen negociatat. Shqipëria i ka bërë detyrat që i kemi lënë vitet e kaluara. Është një problem dhe detyrë e unionit europian, jo më e Shqipërisë.

Besoj se gjëja më e rëndësishme është të shkohet përpara e të hapen negociatat. Ky është prioriteti ynë. Nuk mundemi çdo herë të presim që të zgjidhen probleme, sepse do të ketë gjithmonë të tilla. Duhet të ecim përpara, nuk ka më vend për shfajësime. BE duhet të japë një sinjal të fortë, të hapen negociatat më Shqipërinë.

Sepse në vitet e fundit, kërkesat e dy vendeve kanë shkuar bashkë. Është diçka e lidhur me procedurat që janë komplekse, e që parashikojnë çeljen e negociatave. Procedurat janë të rëndësishme, por vullneti politik është më i rëndësishëm dhe është koha që BE të japë një sinjal të fortë për këto vende, e në mënyrë të veçantë për Shqipërinë.

Reforma në drejtësi është si nja kantier, kantier i hapur. Po punojmë të gjithë. Është e rëndësishme, e thellë që kërkon kohë si reformë. Ne si Itali jemi pranë Shqipërisë në këtë sfidë të reformës. Mbështesim qeverinë me ekspertët, kemi magjistrat italian, kontribuojmë financiarisht dhe bashkëpunojmë me BE dhe SHBA.

Është një reformë thelbësore, pasi pa një drejtësi të fortë e që funksionon do të jetë e vështirë të luftojmë krimin e organizuar, trafikun, korrupsionin. Duhet të kemi të gjitha instrumentet për t’i luftuar. Prandaj ne mbështesim përpjekjet e qeverisë dhe të gjithëve, sepse në krahasim me vitet e mëparshme, apo kur nisi reforma në 2016, janë bërë hapa të rëndësishëm, por nuk mjaftojnë, duhet bërë më shumë përpara. Të kesh një drejtësi rezultateve që funksionon është në interes të të gjithë shqiptarëve, edhe vetë forcave politike, mazhorancës apo opozitës. Apeli im është që të punojmë të gjithë bashkë, sepse kur punohet bashkë dhe ka kohezion politik, reformat mund të avancojnë shumë më shpejt”, është shprehur Fabrizio Bucci.

Klan News

Related posts

Shtrihet reforma e Aftësisë së Kufizuar, Manastirliu në Krujë: Skema e re ul abuzivitetin, burokracitë dhe rrit transparencën

D V

Yuri Kim: Emërimi i anëtarit të Gjykatës së Lartë, hap i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi

D V

“Shkojmë në plazh e shohim vajza gjysmë të zhveshura, kjo është parajsa”, New York Times reportazh mbi afganët në Shëngjin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More