Agjencia Zhurnal.mk.

Istrefi akuzoi për miliona mashtrime në Komunën e Strugës

Strugë, 27 tetor – Kandidati për kryetar të Komunës së Strugës nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Idri Istrefi sot në konferencë për media e akuzoi kryetarin aktual Ramiz Merko për vjedhje të miliona eurove nga Buxheti i komunës.

 

Sipas tij, manipulimi zgjat disa vite, gjegjësisht nga mandati i dytë i Merkos, përmes koncesionit për ndriçim publik me firmën “Siti llajt”.

“Bëhet fjalë për zhvatje dhe vjedhje të miliona eurove nga Buxheti i qytetarëve të Strugës nga ana e dyshes Ramiz Merko – Armen Kadriu. Ky manipulim zgjat tashmë disa vite përmes një koncesioni të dyshimtë me shumë shkelje ligjore, ndërsa të lidhur në mandatin e dytë të Ramiz Merkos, ndërmjet komunës së Strugës dhe firmës private për ndriçim publik ‘Siti llajt’. Kjo firmë për mirëmbajtje të ndriçimit publik merr miliona euro nga Buxheti i Strugës”, akuzoi Istrefi.

Paratë që Komuna ia jep kompanisë, thonë se shkojnë te Ramiz Merko dhe bashkëpunëtori i tij Armen Kadriu, për çka prezantoi transaksione bankare.

“Për këtë dëshmojnë dhjetëra transaksione bankare, të cilat ne i siguruam dhe të cilat do t’ia dorëzojmë të gjitha mediave në shtet. Për të gjitha këto transaksione janë njoftuar Prokuroria Publike dhe Policia Financiare, ndërsa për mosreagimin e tyre do të duhet vetë të përgjigjen”, tha Istrefi.

Ai theksoi se miliona euro nga “Siti llajt” ishin paguar në xhirollogarinë private të Armen Kadriut dhe familjes së tij dhe në xhirollogarinë e universitetit privat të Merkos.

“Këto transaksione, më së miri e dëshmojnë lidhjen e klanit Merko – Kadriu me firmën ‘Siti llajt’, si dhe vjedhjen të cilët çdo ditë na ndodh. Që të jetë edhe më i madh skandali, Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë këtij mandati pagoi 50 për qind të borxheve të komunave. Komunës së Strugës i ishin ndarë mbi 2 milionë euro, ndërsa Ramiz Merko në mesin e dhjetëra formave e ka zgjedhur ‘Siti llajt’ që menjëherë të paguajë mbi 1,2 milionë euro nga ato mjete”, theksoi Istrefi.

Merko, siç tha, duhet të përgjigjet për krimin para qytetarëve të komunës së Strugës, duke nënvizuar se nëse e merr besimin e struganëve do të bëjë revizion të plotë në Komunë.

“Do të zbardhen të gjitha keqpërdorimet, ndërsa kryerësit do të përgjigjen për secilin denar të shpenzuar kot nga Buxheti i struganëve”, nënvizoi Istrefi.

Related posts

Me Marshin e Fitores përmbyllim aktivitetet tona dyjavore për raundin e dytë të zgjedhjeve

D V

Taravari: Në Gostivar jemi favorit absolutë

D V

ME MË TË ZOTËT KA SHPRESË”, sllogani i PDSH-së

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More