Agjencia Zhurnal.mk.

ISHP: Nga të testuarit, 68% rezultojnë të infektuar me Omicron

Shkup, 11 janar – Varianti Omikron i koronavirusit është detektuar te 68 për qind të mostrave të renditura të bëra në laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare të Institutit të Shëndetit Publik.

 

Ministria e Shëndetësisë informoi se në periudhën prej 5 deri 10 janar është bërë renditje e gjithsej 152 mostrave pozitive të SARS-CoV-2, ndërsa në 104 prej tyre (68%) është detektuar varianti Omikron.

Lloji Omikron është zbuluar në 12 qytete edhe atë: Shkup – 48, Ohër -27, Koçan – shtatë, Tetovë – gjashtë, Veles -pesë, Pehçevë, Shtip, Gjevgjeli, Kavadar nga dy dhe Vinicë, Negotinë, Manastir nga një të infektuar.

Sipas analizave të Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën prej një jave për 51 për qind është rritur numri i pozitivëve nga të testuarit në SARS-CoV-2. Janë regjistruar 8.308 raste të reja pozitive nga 35 qytete në shtet, për 3,1 herë më shumë në krahasim me javën e kaluar (n=2.641). Përqindja e pozivitetit lëviz prek 8,9 deri 22,9, mesatarisht 15.9 për qind. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (61,3%).

Sipas raporteve nga spitalet, për momentin në territorin e gjithë shtetit janë hospitalizuar 351 persona që është 41 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të hospitalizuar, 156 janë në Shkup në KSNGJF, TBC dhe SPQ 8 Shtatori. Në spitalet e tjera përgjatë shtetit pacientë të hospitalizuar kanë në Manastir, Shtip, Veles, Kumanovë, Ohër, Prilep, Strugë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë.

Related posts

Çfarë po zihet? Stoltenberg: Nga 40 mijë NATO do të rris numrin e forcave në gatishmëri në 300 mijë

Xh M

Në Shkup do të ndërtohet kryq i lartë 63 metra

Xh M

Bytyqi: Masat e reja për ballafaqim me krizën, menjëher pas rebalancit të buxhetit

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More