Agjencia Zhurnal.mk.

Ishin myslimanë, 20 vjeçari në Kanada shtyp me makinë dhe vret një familje të tërë

Një familje prej pesë personash u godit nga një automjet në një sulm të qëllimshëm të cilin policia kanadeze e përshkroi si islamofobik.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Ontario, ku 20 vjecari Nathaniel Veltman me të parë familjen në rrugë, i dha gaz kamioncinës e i përplasi që të gjithë, dhe pastaj u largua me shpejhtësi. Katër prej pjesëtarëve një grua 74 vjeçare, një burrë 46 vjeç, një grua 44 vjeçe dhe një vajzë 15 vjeçare vdiqën në vend.

Një djalë 9 vjeç është në spital në gjendje të rëndë. Të afërmit kërkuan që emrat të mos bëheshin të ditur. Veltman, resident nga London i Ontarios u arrestua në një parking. Mbi të rëndojnë katër akuza për vrasje të shkallës së parë dhe një akuzë për tentativë për vrasje.

“Provat dëshmojnë se ky ishte një akt i planifikuar, i paramenduar dhe i motivuar nga urrejtja. Ne besojmë se viktimat u shënjestruan për shkak të besimit të tyre islamik”, tha zëdhënësi i policisë, Paul Waight. Ai shtoi se policia e qytetit të ndodhur rreth 200 km në jugperëndim të Torontos po konsultohet me policinë mbretërore kanadeze dhe prokurorët mbi mundësinë për të ngritur dhe akuza për terrorizëm.

Related posts

Qyteti gjerman ndalon përdorimin e skuterëve elektrikë

Xh M

Izraeli i hakmerret Iranit me sulme raketash dhe dronësh

Xh M

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak rus në Krime

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy