Agjencia Zhurnal.mk.

Ish-studentja e dhjetorit jep mesazhin domethënës: ‘Të mos lejojmë copëtimin e PD-së’!

“Të mos lejojmë përçarjen apo vrasjen e PD-së”, ky ka qenë mesazhi i një nga delegateve të PD-së në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie.

 

“Misioni ynë është të mos lejojmë copëtimin e PD, të mos lejojmë vrasjen e saj, të mos lejojmë që dhuna e çfarëdo lloj forme të na ndajë e përçajë, të mos lejojmë urrejtjen e mëritë pakuptim të shkatërrojnë familjen tonë politike për të mundësuar fitoret e PD” tha Arta Sakja.

Mes të tjerash Sakja, nga foltorja e Kuvendi Kombëtar është shprehur se brenda PD-së duhet të ketë një reflektim dhe jo betejë.

“Mos e zhvendosim agjendën politike të opozitës në luftëra të brendshme me njëri tjetrin, por në përballje dinjitoze me kundërshtarin politik. PD është aset kombëtar, shtëpia që u rrit me kontributin e qindra mijëra demokratëve idealistë. Të tillë duhet ta ruajmë, një parti që duhet t’i kontribuojë zhvillimit e përparimit të vendit dhe të ardhmes euro atlantike të tij. Unë kam zgjedhur të jem qëndrestare, unë kam zgjedhur të jem me institucionin PD, e ndërtuar me aksionet e qindra mijëra demokrateve e ndërtuar me zërin e të gjithëve këtu e demokratëve në gjithë Shqipërinë”, tha ajo.

Related posts

Manastirliu: Rifillon Kontrolli Mjekësor Bazë, i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-covid

D V

Qeveria e re, Meta kërkesë Prokurorisë: Të kem në dispozicion informacione për të gjithë emrat e propozuar, në mënyrë që…

D V

Von der Leyen nis turin në Ballkanin Perëndimor, ndalesa e parë në Shqipëri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More