Agjencia Zhurnal.mk.

Ish-portieri legjendar, Fabien Barthez po shijon karrierën e dytë të befasishme sportive në garat e shpejtësisë në automobilizëm

Ish-portieri i Francës dhe Manchester Unitedit, Fabien Barthez, ka krijuar një karrierë të jashtëzakonshme pas futbollit si shofer garash.

 

Duket qartë se një adhurues i shpejtësisë, 50-vjeçari nuk tregon shenja të ngadalësimit, pasi tashmë ka konkurruar në garën prestigjioze ‘24 orë të Le Mans’.

Barthez luajti për Unitedin midis viteve 2000 dhe 2004, pasi më parë kishte ndihmuar Francën të fitonte Kupën e Botës 1998 dhe Euro 2000.

Pas periudhave te Marseille dhe Nanes, portieri u tërhoq përgjithmonë nga futbolli në vitin 2007.

Megjithatë, pensionimi nga futbolli ka bërë që Barthez të mendoj një hobi tjetër për të mos qëndruar duarkryq dhe duke ndenjur në shtëpi.

Në vitin 2008, në moshën 36-vjeçare, ai hyri në garën e tij të parë motorike profesionale, që ishte Porsche Cararra Cup France.

Kjo i dha atij ‘zemër për gara’, pasi një vit më vonë, fituesi i Kupës së Botës hyri në një mori garash me makina sportive, duke përfshirë kampionatin francez GT.

Kulmi i karrierës së tij në motorsport erdhi në kampionatin GT, të cilin e fitoi në vitin 2013 së bashku me Morgan Mouillin-Traffort.

“Unë kam qenë gjithmonë i magjepsur nga moto-sporti, edhe kur luaja futboll. Më intrigoi gjithmonë”, ka thënë fillimisht Barthez për pasionin e tij për makinat.

“Doja të kuptoja se si është të jesh në makinë. Më duhej të prisja deri në fund të karrierës sime profesionale për ta provuar”.

“Nuk është si futbolli: mund të jesh ende i mirë edhe kur të jesh 35 vjeç, që ishte mosha ime kur ndalova së luajturi”, përfundoi francezi.

Në vitin 2018, ai u shfaq në një dokumentar televiziv francez të quajtur Brothers of Sport në L’Equipe.

Një tjetër moment historik i madh në karrierën e tij të vozitjes erdhi në vitin 2014, kur Barthez garoi në ‘24 Hours of Le Mans’ për herë të parë.

Gara historike e qëndrueshmërisë është fituar nga garues si Fernando Alonso dhe Graham Hill – me atë që ende konsiderohet si një nga ngjarjet më të vështira të moto-sportit.

Në edicionin 2017, një Barthez i patrembur regjistroi shpejtësi maksimale prej 206 mph apo 331.525 km/h. 

Related posts

Ndeshje spektakolare në Copa America, Kolumbia fiton vendin e tretë

D V

Shqipëria fiton me goleadë ndaj San Marinos, vazhdon të jetë në luftë për kualifikimin Katar 2022

D V

I dha Unitedit epërsinë nga një gabim trashanik, por Jorginho barazon rezultatin për Chelsean

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More