“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me një qëndërmbrojtës të njohur si ish lojtar i Llapit. Nesër edhe zyrtarisht bëhet prezantimi i tijë nën ngjyrat bardh e kaltërt të klubit tonë”, thuhet nder tjera në njoftimin e tyre.
Gazeta “Sheshi”, raporton se Fatbardh Latifi, është mbrojtësi që ka arritur marrëveshje me skuadrën prizrenase.
22 vjeçari pritet që në ditën e nesërme (e diele) të prezantohet nga A&N.
Mbrojtësi me parë ka luajtur për Ramiz Sadikun e Llapin, ndërsa ka zhvilluar edhe karrierën e tij në Spanjë tek AD Alcorcon B dhe Flat Earth FC