Agjencia Zhurnal.mk.

Ish-futbollisti i Gjilanit dhe Feronikelit përfshihet në përleshjen e madhe Skënderbeu – Kastrioti

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Kastriotit solli tensione në fushën e lojës, transmeton Insporti.

Takimi u mbyll me një episod të shëmtuar, pasi trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, ka goditur me shkelm futbollistin e Skënderbeut, Leonat Vitija.

Fillimisht mbrojtësi i vendasve u konfliktua me ish-futbollisti i Gjilanit dhe Feronikelit, Bedri Greca, me të cilin kishin pasur përplasje edhe gjatë ndeshjes.

Por pastaj Ndreu u afrua dhe goditi me shqelm lojtarin e korçarëve. Ai u ndal nga vetë gjyqtari i takimit, Klodian Shahini, i cili e kapi nga krahët trajnerin për ta nxjerrë jashtë fushës së dhomës.

Takimin e fitoi Skenderbeu me rezultat 2-1 me golat e Mensah dhe Mensit. Teksa golin e vetëm për Kastriotin e shënoi Greca.

Related posts

ASH sot zgjedhë kryetarin e ri, kandidati i vetëm Arben Taravari

Z.H

Penov: Komunat kërkojnë para nga shteti, ndërsa nuk i shfrytëzojnë resurset e veta

Xh M

Boreli nuk premton datë, por vullnet për bisedime të shpejta

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More