Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e 1/16 të finales në Kupën e Kosovës në futboll.
Tashmë dihen të gjitha skuadrat të cilat janë kualifikuar tutje në Kupën e Kosovës.
\Prishtina, Ballkani, Drenica, Gjilani, Llapi, Malisheva, Fushë Kosova, 2 Korriku, Ramiz Sadiku, Ulpiana, Onix, Dukagjini, Drita, Ferizaj, Arbëria dhe KEK-u do t’i masin forcat mes vete.
KEK-u nga Obiliqi është skuadra e vetme nga Liga e Dytë e futbollit kosovar që ka arritur t’i kalojë dy runde në këtë garë.

“Elektricistët” arritën të mposhtin ish-kampionin e Kosovës, Trepçën me rezultatin minimal 1-0 për t’u kualifikuar në 1/8 e finales.
Në ndeshjen e rrethit të parë skuadra e KEK-ut kishte eliminuar Mati 1 e cila garat i zhvillon në Ligën e Tretë.

Mbetet të shihet se kush do të jetë kundërshtarë i radhës për elektricistët të cilët duan të kthehen në Ligën e Parë dhe të ecin sa më lartë në Kupën e Kosovës.
Mos të harrojmë që KEK-u e ka fituar Kupën e Kosovës.