Agjencia Zhurnal.mk.

Isaki: Qeveria e re është plotësisht e përkushtuar për të ndjekur rrugën e reformës në BE

Shkup, 27 janar – Vizita e kryeministrit bullgar Kiril Petkov në Shkup e riktheu besimin në marrëdhëniet tona për vazhdimin e dialogut, që shpresoj se do të rezultojë në gatishmërinë e tyre më të shpejtë për heqjen e vetos, deklaroi zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki në hapjen e tryezës së rrumbullakët ambasadore “Qasja e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së: rrëfim i gjatë i (pa)përfunduar – Qëndrueshmëri e kursit të jashtëm politik të vendit”, organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve.

 

Qeveria e re, tha Isaki, është plotësisht e përkushtuar për të ndjekur rrugën e reformës në BE dhe për të ndërmarrë veprime në fusha kyçe si sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kjo është e pazëvendësueshme për qëllimin tonë evropian, por edhe për mirëqenien e qytetarëve tanë. Ne po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të gjetur një zgjidhje reciprokisht të pranueshme me Bullgarinë në frymën e fqinjësisë së mirë, në mënyrë që të fillojmë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Isaki.

“Me anëtarësimin në NATO, theksoi Isaki, ne garantojmë sigurinë dhe stabilitetin tonë, ndërsa me anëtarësimin në BE do të sigurojmë zhvillimin tonë të mëtejshëm ekonomik dhe social.

“Në periudhën e kaluar, duhet të pranojmë se në Ballkanin Perëndimor ka një perceptim të shtuar se procesi i integrimit në BE po ngadalësohet dhe se aspiratat evropiane janë të humbura në një sërë kushtesh dhe procedurash komplekse që e mbajnë rajonin të mbërthyer në një botë sizifi. Inkurajuese në fjalimin e presidentit francez Emanuel Makron mbi prioritetet e presidencës së BE-së, është ajo që foli për “dhënien e një perspektivë të qartë të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në BE, e cila do të jetë e realizueshme brenda një afati të arsyeshëm kohor”. Mesazhi është vendosur në përputhje me nevojën për të konsideruar ndryshimin e rregullave në BE, gjë që do t’i mundësojnë të marrë vendime më të shpejta dhe më të qarta”, tha Isaki.

Maqedonia e Veriut, theksoi Isaki, si partner i besuar i NATO-s dhe BE-së, është i gatshëm të japë një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe të botës në tërësi.

“Maqedonia e Veriut ka një mundësi historike për të vazhduar momentin e viteve të kaluara, për të rritur demokracinë, për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin dhe për të përshpejtuar rritjen ekonomike përmes partneriteteve ekzistuese dhe të reja. Për zhvillimin dhe përparimin e vendit nuk ka rrugë tjetër dhe Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në BE”, tha Isaki.

Tryeza e rrumbullakët e ambasadorëve është një ngjarje vjetore e Këshillit të Ambasadorëve, e organizuar nën kujdesin e presidentit Stevo Pendarovski. Ngjarja mbështetet nga komuniteti diplomatik i vendit dhe tashmë po kthehet në traditë.

Related posts

Rritet niveli i pjesës më të madhe të lumenjve

D V

Shfarrosen dy lloje të shkabash nga helmimi i kafshëve të egra, institucionet ende pa asnjë aksion

Xh M

Danela Arsovska fshihet nga opinioni, dërgon vetëm njoftime për media

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More