Agjencia Zhurnal.mk.

IRI: Taravari, ndër liderët më të besueshëm

Shkup, 31 janar – Një studim i ri i IRI-t mbi përgjegjshmërinë e qeverisjes lokale, zbulon se Arben Taravari është ndër liderët më të besueshëm.

Sipas IRI-t, Taravari perceptohet si komunikues  i mirë dhe politikan i sinqertë. Qytetarët e shohin atë si një person që i zgjidh problemet dhe i bën qytetarët të ndjehen të respektuar. Njerëzit mendojnë se problemet me të cilat ballafaqohet kryetari Taravari në komunë, janë jashtë kontrollit të tij për shkak të mungesës së burimeve financiare dhe korrupsionit të qeverisë qendrore.

Një pjesëmarrëse në hulumtim nga Gostivari, thotë: “Nuk kemi qenë kurrë të lirë të flasim në këtë masë, të shkojmë lirshëm në komunë. Taravari ua ka dhënë këtë mundësi të gjithë qytetarëve. Të flasësh lirshëm, do të thotë se mjafton që ai e ka çliruar qytetin.”

Hulumtimi i IRI-t është realizuar në qershor dhe korrik 2023 në gjashtë komuna në Maqedoninë e Veriut: Qendër, Gazi Babë, Veles, Strumicë, Kërçovë, Gostivar dhe Shkup.

Related posts

Qytetarët nesër e kanë lapsin në dorë me të cilin do të shkruajnë të ardhmen e tyre!

I.A

Rikthehet në politikë Hazbi Lika, i bashkangjitet Izet Mexhitit?

Xh M

Gjykata Supreme pasnesër do të mbajë seancë publike pas ankesës së babait të Vanjës kundër masës së paraburgimit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky