Agjencia Zhurnal.mk.

Irani pajtohet për rinisjen e negociatave bërthamore

Irani u pajtua të rifillojë bisedimet me fuqitë botërore, që synojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

 

“Jemi dakord t’i fillojmë negociatat para fundit të nëntorit. Data e saktë do të shpallet javën e ardhshme”, tha kryenegociatori iranian, Ali Bagheri, pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për Iranin, Enrique Mora.

Bashkimi Evropian dhe fuqitë botërore kanë luftuar për ringjalljen e bisedimeve, të cilat janë pezulluar që nga zgjedhjet presidenciale në Iran, në muajin qershor.

Me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, Irani ka kufizuar aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Por, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja në vitin 2018 dhe ka rivendosur sanksione të ashpra kundër Iranit, edhe pse ky i fundit ka vepruar në pajtim me marrëveshjen.

Teherani, në përgjigje pastaj, ka shkelur gradualisht kufijtë e vendosur nga marrëveshja, duke përfshirë edhe pasurimin e uraniumit.

Pasardhësi i Trumpit, Joe Biden, ka propozuar që marrëveshja të ringjallet, por gjashtë raundet e bisedimeve indirekte të SHBA-së me Iranin, që kanë nisur në prill dhe janë mbajtur në Vjenë, nuk kanë sjellë ndonjë përparim.

Në muajt e fundit ka pasur vonesa të vazhdueshme në ringjalljen e bisedimeve, pasi ndërmjetësit e BE-së dhe Irani kanë diskutuar kushtet e rikthimit në negociata.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Uashingtoni është “i gatshëm” të kthehet në Vjenë për negociata indirekte me Teheranin.

Related posts

Merkel kërkon unitet të BE-së në ballafaqim me Rusinë

D V

CMG-ja: Përgatitjet e Lojërave Dimërore 2022 po ecin mbarë

Z H

Publikohen imazhet e para të pallatit të ri veror të Erdoganit – kushtoi 63 milionë euro dhe ka 300 dhoma

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More