Agjencia Zhurnal.mk.

Iraku goditet nga stuhia e pluhurit, mijëra njerëz kërkojnë trajtim

Një person ka vdekur dhe më shumë se 5,000 të tjerë janë shtruar nëpër spitale në Irak, për shkak të problemeve me frymëmarrje, si pasojë e stuhisë së shtatë të pluhurit brenda një muaji.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Saif al-Badr, ka thënë se në Bagdad është raportuar për 2,000 raste të “zënies së frymës”, sipas agjencive irakiane të lajmeve.

Ai ka këshilluar njerëzit me astmë dhe sëmundje tjera kronike që të qëndrojnë në ambiente të brendshme.

Stuhitë e pluhurit janë të zakonshme në Irak, mirëpo disa ekspertë besojnë se ato janë duke u shtuar për shkak të ndryshimeve klimatike.

Një tjetër stuhi të dielën ka lënë dhjetëra njerëz me probleme me frymëmarrje dhe ka ndikuar në anulim të fluturimeve në aeroportet në Bagdad dhe Najaf.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Saif al-Badr, ka thënë të enjten se të gjitha qendrat mjekësore në Irak janë të gatishmëri dhe se numri i njerëzve të shtruar në spitale “nuk është përfundimtar”.

Sipas tij, shumica e njerëzve të pranuar kanë pasur sëmundje kronike, sikurse astmë, apo kanë qenë më të moshuar.

Ministria e Ambientit kanë thënë muajin e kaluar se Iraku mund të përballet në të ardhmen me “272 ditë të stuhive me pluhur” përgjatë një viti.

Viteve të fundit, Iraku është përballur me rënie rekorde të reshjeve dhe temperatura gjatë verës në mbi 50 gradë Celsius.

Related posts

Kandidatja e re në Serbi e gatshme të futet në “grykë të topit” nëse e kërkon nevoja: “Do luftojmë për çështjen e Kosovës!”

I Z

U propozua themelimi i një Gjykate të Lartë për Krime Lufte në Ukrainë

Xh M

OBSH: Përhapja e lisë së majmunëve mund të parandalohet me masa të duhura

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More