Apple i është përgjigjur shpejt një teorie që qarkullon midis përdoruesve të iPhone 15 se pajisja ndryshon ngjyrën gjatë përdorimit, duke konfirmuar se ky fenomen interesant është i vërtetë, megjithëse jo plotësisht.
Gjigandi i teknologjisë, së fundmi zbuloi modelin e shumëpritur të iPhone 15, të cilin ekspertët e përshkruan si ” përmirësimi më i madh i pajisjes në tre vjet “. Me lançimin e tij zyrtar më 22 shtator, përdoruesit e kanë marrë me padurim telefonin e ri, i cili është i disponueshëm me çmime që variojnë nga 979 euro në 2019 euro , në varësi të modelit të zgjedhur dhe opsioneve të ruajtjes. Ata janë të ngazëllyer për të eksploruar veçoritë e tij të përmirësuara, të tilla si rritja e ndriçimit të ekranit , ekrani më i madh dhe më shumë.