Agjencia Zhurnal.mk.

IOM: Këtë vit në botë mbi 280 milionë njerëz me status të emigrantëve

Nju-Jork, 17 dhjetor – Nesër shënohet Dita ndërkombëtare e emigrantëve, ndërsa në vitin 2020 mbi 280 milionë njerëz janë me status të emigrantit ndërkombëtar, që paraqet 3,6 për qind të popullatës së botës, kumtoi Organizata ndërkombëtare për emigracion (IOM).

 

Dita ndërkombëtare e emigrantëve shënohet më 18 dhjetor me vendim të Asamblesë së përgjithshme të KB-së në vitin 2000 dhe është pasojë e numrit gjithnjë e më të madh të emigrantëve në botë.

Kryetari i Komisionit Ad hok për emigracion dhe nënkryetar i Asamblesë parlamentare të OSBE-së, Kristian Vigenin, sot bëri thirrje për përmirësim të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e emigracionit, si dhe në vendosje të baraspeshës mes së drejtës sovrane të shteteve për t’i mbrojtur kufijtë e vet nacional dhe respektim të jetës njerëzore.

“Në shumë sfera në rajonin e OSBE-së, fëmijët, gratë dhe burrat shpërngulen para-prapa përmes kufijve, me mosrespektim të plotë të të drejtave të tyre themelore”, tha Vigenin në deklaratën para Ditës së nesërme ndërkombëtare të emigrantëve.

Dita e sivjetme ndërkombëtare e emigrantëve e shënon 70-vjetorin e Konferencës në Bruksel, e cila çoi drejt themelimit të organizatës, e cila prej vitit 1989 është riemëruar në Organizatë ndërkombëtare për emigracion.

E themeluar në vitin 1951, IOM është ndër organizatat kryesore në fushën e emigracionit.

IOM për momentin ka 162 vende-anëtare dhe 9 me status të vëzhguesve, si dhe zyre në mbi 100 vende.

Related posts

Ministrat e BE-së në mbrojtje të punëtorëve të paguar pak

D V

Çmimi i naftës tejkaloi 84 dollarë

D V

Kina rrit mbrojtjen e IPR-së për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More