Agjencia Zhurnal.mk.

Inzaghi i lumtur pas fitores, flet për Handanovicin dhe rikthimin e madh që bëri Interi ndaj Sassuolos

Interi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Sassuolo me rezultat 1-2.

 

Neroazzurët ishin duke humbur 1-0 nga pjesa e parë, por falë golave nga Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez përmbysen gjithçka dhe morën tri pikët.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi e ka nisur deklaratën duke lavdëruar kapitenin e tij, portierin Samir Handanovic që bëri disa pritje fantastike.

“Mendoj se Handanovic ishte fantastik, edhe në pritjen që bëri ndaj Boga. Kam dëgjuar shumë gjëra për një portier që e konsideroj të jashtëzakonshëm. Ai e injoroi topin dhe bëri gjithçka të mos e prekte kundërshtarin. Mori vendimin e duhur, pastaj pritja ndaj Boga ishte e jashtëzakonshme”, tha filimisht tekniku italian.

Tutje Inzaghi e pranoi se ndaj Sassuolos në këtë sfidë vuajtën, por që rezistuan dhe në fund morën tri pikë.

“Vuajtëm, por rezistuam. Edhe para zëvendësimeve pashë një Inter të gjallë dhe të gatshëm për të luftuar. Në 15 minuta e para luajtëm mirë, pastaj Sassuolo e rriti ritmin. Ata kishin punuar gjithë javës për këtë ndeshje dhe na shkaktuan probleme, por qëndruam solidë dhe në pjesën e dytë e merituam fitoren”, tha Inzaghi.

Krejt në fund tekniku italian tha se skuadra e tij ka mundur të ketë disa pikë më shumë këtë sezon, por në përgjithësi është i kënaqur me ekipin.

“Mund të kishim edhe disa pikë të tjera në Serie A këtë sezon, por jam i kënaqur me mënyrën se si ekipi e mban presionin”.

“Djemtë nuk dorëzohen kurrë dhe kanë një shpirt të madh. Paraqitjet e fundit nuk kanë qenë aq të mira në aspektin e cilësisë, pasi kemi bërë gabime”, përfundoi trajneri italian.

Related posts

Brazili kërcënon me largim katër lojtarë të Argjentinës – ndërpritet ndeshja

D V

Allegri pas humbjes nga Sassuolo: Kjo që ndodhi sonte, nuk duhet të ndodh kurrë më

D V

Pioli flet për humbjen nga Porto dhe gjasat për kualifikim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More