Agjencia Zhurnal.mk.

Inzaghi i kënaqur me fitoren ndaj Spezias, tani mendon për Romën

Interi ka vazhduar me formë fantastike duke fituar një tjetër takim, i treti radhazi në Serie A.

Neroazzurët triumfuan me rezultat të pastër 2-0 ndaj Spezias, duke çuar në 10 numrin e ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është shprehur i lumtur me fitoren e arritur, por edhe që mbajtën portën e pa prekur.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, e cila duhet të luhej me vendosmëri dhe lojtarët ishin të jashtëzakonshëm në këtë sens. Jam shumë, shumë i lumtur”.

“Sigurisht që është një motiv krenarie. Futbollistët bënë një ndeshje të kujdesshme dhe luajtëm të bashkuar. Këtë herë ishim në emergjencë totale në mbrojtje, por u treguan të zotët dhe kompaktë. Duhet të shohim përpara, sepse ende nuk kemi bërë asgjë. Të shtunën na pret një tjetër ndeshje e fortë”, deklaroi Inzaghi.

Në fundjavë Interin e pret një udhëtim shumë i vështirë, pasi do të përballen me Romën në Olimpico.

Inzaghi ka thënë se shpreson t’i rikuperon disa nga lojtarët prej lëndimeve që kanë.

“Shpresoj të rikuperoj ndonjë futbollistë për ndeshjen ndaj Romës. Kemi pasur shumë probleme dhe uroj që të rikthehen disa lojtarë”, tha Inzaghi.

Related posts

Man Utd planifikon të ofrojë yllin e ekipit si pjesë e shkëmbimit për transferimin e Bremerit

D V

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

D V

Lojtari i Arsenalit merr një ‘kontratë rekord’ që nuk është parë më parë në Emirates

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy