Agjencia Zhurnal.mk.

Investimi në Pediatrinë e Elbasanit, Manastirliu: Rrit kapacitetet e shërbimit për fëmijët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektoi sot Pediatrinë në Spitalin e Elbasanit, e cila po rehabilitohet me standarde bashkëkohore.

 

Ky investim do të rrisë kapacitetet e shërbimit për fëmijët, pasi do të përfshijmë logopedinë, do të përmirësojmë standardet, do të kemi gjithë shërbimet e urgjencës dhe pavioneve sipas specialiteteve. Nga ana tjetër është e rëndësishme me përfundimin e shtrirjes së shërbimit të laboratorit, do të kemi një standard të çertifikuar laboratorik në çdo rajon. Nga pikëpamja e imazherisë, çdo gjë është e plotësuar. Ne e kemi realizuar rezonancën, skanerin, grafia e re që do të vijë, ekot, pra çdo pajisje do të jetë në spital, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se në spitalet rajonale ofrohen sot standardet më të mira të shërbimit për nënën dhe fëmijët, falë investimeve të qeverisë shqiptare.

Është besoj një ndër standardet më të mira, që vjen duke u përmirësuar vit pas viti. Pas Pediatrisë së Durrësit, edhe në Elbasan po përfundon, në Berat, e shumë investime të tjera në kuadër të investimeve për nënën dhe fëmijën po vijojnë, edhe pse në një kohë të vështirë të pandemisë, tha Manastirliu.

Pediatria e Spitalit të Elbasanit përfundon rikonstruksionin dhe pajisjet me buxhetin e shëndetësisë 2022, ndërkohë që vijojnë te finalizohen një sërë investimesh në sektor si: përfundimi i fazës së parë të ndërtimit dhe pajisjes me aparatura mjekësore të teknologjisë së avancuar të Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT si edhe rikonstruksioni dhe zgjerimi i Spitalit të Pediatrisë në QSUT (Faza II).

Po ashtu të tjera investime përfshijnë rehabilitimin e Maternitetit dhe Spitalit Rajonal Kukës, si dhe ndërtimin dhe rikonstruksionin e Maternitetit Mbretëresha Geraldinë.

Buxheti 2022 për shëndetësinë garanton modernizimin e infrastrukturës së shërbimit shëndetësor në të gjitha nivelet, duke nisur nga qendrat e kujdesit parësor, deri tek spitalet universitare, me synim, rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimit shëndetësor për qytetarët.

🏥 🩺🔬👨‍⚕️👧🏻👶 Drejt përfundimit super Pediatria e re e Elbasanit, një tjetër investim i rrjetit të pediatrive me standarde bashkëkohore afër vendbanimit ✅

🏥 🩺🔬👨‍⚕️👧🏻👶 Drejt përfundimit super Pediatria e re e Elbasanit, një tjetër investim i rrjetit të pediatrive me standarde bashkëkohore afër vendbanimit ✅ #SkaKohëPërPushim 🏃‍♀️ 🏃🏻‍♂️

Posted by Ogerta Manastirliu on Sunday, October 31, 2021

Related posts

“Nga lufta vijmë, në luftë shkojmë”, Rama paralajmëron krizë energjetike dhe rritje të çmimit brenda 6 muajve të parë të 2022

D V

Rama publikon videon: Dardha, destinacion turistik plot gjallëri

D V

Rritja e rasteve të reja në Shqipëri, Manastirliu: Gati spitali COVID-3

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More