Agjencia Zhurnal.mk.

Investimi i ri i Bashkisë Tiranë, dyfishohen kapacitetet e impiantit të Bovillës

Bashkia e Tiranës po ecën me ritme të larta për ndërtimin e shtesës së dytë të Impiantit Bovillë, një ndër investimet më të mëdha që ka ndërmarrë aktualisht Ujësjellës Kanalizime Tiranë, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime.

 

Në vitin 2019 kapaciteti u rrit nga 1800 litër ujë për sekondë në 2400 litra (56 milion m³).

Ndërkohë që falë këtij investimi që po realizohet, kapaciteti do të arrijë në 3600 litra ujë në sekondë ose 112 milionë m³.

“Do të çojmë në 30 mijë metra kub, depozitën e ujit, duke dyfishuar kapacitetin total!Ndërtimi i të gjithë skemës ndihmëse dhe plotësuese (flokulator, filtër, dhoma manovrimi, përpunimi i baltës etj) për trajtimin dhe përpunimin e ujit. Arsyeja e këtij investimi? Përmirësim/Përshpejtim i furnizimit me ujë, në mënyrë që territoret e Tiranës të furnizohen 24 orë në 24!!! – Rritja e standardeve të cilësisë së ujit, që do të përshtatet me standardet e Bashkimit Europian. Krenarë të jemi pjesë e nismave që sjellin vetëm risi dhe pozitivitet për secilin nga ne. Sëbashku të hekurt, për një Shqipëri inovative”, thuhet në njoftimin e UKT-së.

Related posts

Vendimi i parë i qeverisë shqiptare: Jo më udhëtime në biznes klas

Lea Muslija

Shpërthim në biznesin e policit në Shkodër

D V

Armend Mehaj viziton Tiranën, takohet me Niko Peleshin

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More