Agjencia Zhurnal.mk.

Investimet në transport patën rritje të qëndrueshme në janar-shtator

Investimet kineze në sektorin e transportit ruajtën rritje të qëndrueshme në periudhën janar- shtator 2021, sipas të dhënave zyrtare, cituar nga “Xinhua”.

 

Të dhënat e Ministrisë së Transportit tregojnë se në periudhën janar-shtator, totali i investimeve fikse në këtë sektor tejkaloi 2500 miliardë juanë (rreth 391,19 miliardë dollarë). Shifra tregon një rritje prej 2% nga viti në vit dhe e çoi rritjen mesatare dyvjeçare në 5.9%.

Investimet në autostradë tejkaluan 1.8 trilionë juanë, 4.9% më shumë se një vit më parë.

Investimet në rrugët ujore të brendshme kaluan 50 miliardë juanë, një rritje prej 9.7% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa investimet në zonat bregdetare u rritën sërish me 24.4% krahasuar me vitin 2020, duke tejkaluar 54 miliardë juanë.

Related posts

Gazprom fillon t’i mbush deponitë për gaz në Evropë

Z H

Gjermania ka pranuar 47.400 refugjatë

Redaksia

Norvegjia do të ofrojë dozën e tretë për të rriturit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More