Agjencia Zhurnal.mk.

Investimet e huaja shtohen në nivel historik

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Tregtisë e Kinës tregojnë se në vitin 2020 përdorimi real i kapitalit të huaj në Kinë arriti vlerën 999.98 miliardë juanë, 6.2 % më shumë në krahasim me vitin 2019, duke arritur një rekord të lartë historik.

 

Përdorimi real i kapitalit të huaj në sektorin e shërbimeve vitin e kaluar arriti në 776.77 miliardë juanë, afro 77.7% e vëllimit të përgjithshëm, duke u shtuar 13.9 % krahasuar me vitin 2019.

Në vitin 2020, kur investimet e drejtpërdrejta të huaja në shkallë globale u ulën, Kina ruajti forcën e saj tërheqëse për investimet e huaja, falë përpjekjeve të mëdha.
Së pari, qeveria kineze zbatoi politikat e ndihmës ndaj ndërmarrjeve në fushat fiskale, të financimit, të sigurimeve shoqërore etj., të cilat mbuluan edhe ndërmarrjet me investime të huaja. Kina kontrolloi e para përhapjen e epidemisë brenda vendit dhe realizoi e para rifillimin e punës, duke shtuar besimin e investitorëve të huaj. Vitin e kaluar, “Exxon Mobil”, “Daimler”, BMW, “Toyota”, LG dhe shumëkombëshe të tjera shtuan investimet në Kinë.

Në të njëjtën kohë, qeveria kineze nxiti hapjen e mëtejshme të tregut për të tërhequr investimet e huaja, duke hequr vjet shumë kufizime ndaj tyre.
Përveç kësaj, mjedisi i biznesit në Kinë po përmirësohet në mënyrë të pandërprerë. Më 1 janar të vitit 2020 filloi zbatimi i Ligjit të Investimeve të Huaja, i cili garanton sistemin ligjor për investimet e huaja.
Sipas një sondazhi të fundit nga Ministria e Tregtisë e Kinës, gjatë vitit të kaluar afro 60 % e kompanive të huaja në Kinë kanë pasur rritje ose nivel të njëjtë të të ardhurave e fitimeve dhe afro 90 % e tyre janë optimiste për të ardhmen.

Related posts

Kamionë të bllokuar në kufirin Poloni-Bjellorusi ndërsa afati i sanksioneve të BE-së kalonte

Xh M

KB: Nuk është arritur qëllimi për ndihmën për Afganistanin

Xh M

“Forcat pro-ruse nuk janë aq të forta sa më parë në Mal të Zi”

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More