Agjencia Zhurnal.mk.

Interpelancat në Kuvend, “ping – pong” i qeverisë me opozitën

Editorial nga Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 23 prill – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut është bërë mejdani për luajtje “ping-pong” në relacionin qeveri – opozitë pas mosarritjes të gjetjes së mundësisë që të mbahen interpelancat e paralajmëruara për ministrat e qeverisë. Për dikë nënë e për dikë njerkë po vazhdon loja brenda Kuvendit, ndërsa opozita e përgjumur dhe e papërgatitur nuk ka as guxim, as kurajo që t’i shtyjë proceset deri në fund. Vetë kërkojnë interpelancë, vetë e tërheqin dhe kur shtyhen afatet sërish nuk e ngrenë zërin.

Dështimi i interpelancave

Interpelanca për Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, e cila ishte në rendin e ditës të seancës së 39-të, do të mbahet atëherë kur do të sigurojnë termin të përbashkët me ata që e kanë kërkuar këtë interpelancë, deputetët nga Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa.

Lojë e ngjashme po luhet edhe në lidhje me interpelancat e paraqitura nga VMRO-DPMNE për Zëvendës Kryeministrin Ljupço Nikollovski dhe Ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq. Për këta nuk u hap interpelancë sepse afati kishte kaluar për ata dhe partia e opozitës kërkoi që ata të hiqen nga rendi i ditës. Opozita nuk ka treguar përse i ka tërhequr këto interpelanca dhe nëse do të kërkojnë sërish.

Deputetët jo serioz me punën e tyre

Jo serioziteti i punës së deputetëve të opozitës shqiptare del në skenë edhe më paralajmërimet që do të ngrenë interpelancë edhe ndaj Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, por as kjo nuk ka ndodhur deri më tani.

Në të njëjtën frymë po sillen edhe deputetët e BDI-së, të cilët njoftuan se do të ngrenë interpelancë për punën e ministrit të tyre, Artan Grubi, por e njëjta gjë nuk ka ndodhur ende.

Deputetët e opozitës kanë vërejtje dhe akuza për mënyrën se si u zhvilluan seancat, ndërsa kryetari i parlamentit porositë deputetët që të merren më shumë me ligjet që do të votohen sesa me punën e tij.

Puna e deputetëve në Kuvend nuk po vërehet askund, e kjo sidomos për shkak të të gjitha situatave që ndodhin atje dhe përreth Parlamentit.

Mos pasja e kuorumit nga mos prezenca e deputetëve në sallë, sjellja e opozitës dhe bllokadat e ndryshimeve shkaktojnë edhe mos efikasitet të Parlamentit. Shumica e deputetëve as që vijnë dhe kyqen ne punën e Kuvendit, prandaj edhe nuk ka debate të mirëfillta ose iniciativa të cilat do të rezultojnë me sukses.

Debati në sallën e parlamentit pritet të zhvillohet edhe sot midis qeverisë dhe opozitës në kuadër të seancë së 39-të, në të cilën ndodhet pika për interpelancë të Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski.

Kur ka interpelancë duhet të dridhet Kuvendi!

Fatkeqësisht deputetët po merren me punë të imta, pa u kapur fort për punët serioze të cilat do ta dridhnin opinionin publik. Nëse ngritët një interpelancë ndaj një ministri, atëherë duhet të ketë materiale dhe prova të mjaftueshme deri në dorëheqjen e këtij ministri. Partitë duhet të kenë argumente thelbësore për punën jo të duhur dhe joadekuate të ministrave, për të cilët synojnë të ngrenë procedurë për shkarkimin e tij, ose dorëheqjen e tij.

Lojërat politike që po i bën qeveria dhe opozita janë absurde, dhe pikërisht është kjo loja e hedhjes së përgjegjësisë dhe fajit tek njëri tjetri. Në Kuvend duhet të ketë konstruktivitet kur është fjala për ligjet për të mirën e përgjithshme të qytetarëve, por edhe duhet t’i jepet hapësirë deputetëve të shprehin qëndrimet e tyre.

Kuvendi në çdo shtet demokratik është i autorizuar ta shpreh vullnetin e popullit, si dhe sjelljen e ligjeve më të mira për t`i përfaqësuar interesat e qytetarëve. Kuvendi do të thotë “vendi ku flitet”, ndërsa në vazhdimësi në Kuvend gojët e deputetëve po mbahen të mbyllura pa zhvilluar një debat serioz për çështjet të rëndësishme.

Related posts

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

D V

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe shi, në male borë

D V

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy