Agjencia Zhurnal.mk.

Interi synon transferimin e Raspadorit në janar, por do ta lë në huazim te Sassuolo

Giacomo Raspadori është njëri nga sulmuesit e rinj më të vlerësuar në futbollin italian.

Sulmuesi italian është duke kaluar formë shumë të mirë me Sassuolon dhe së fundmi ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja A e Italisë, ku shënoi gol.

21-vjeçari falë paraqitjeve të mira është bërë shënjestër e skuadrave të mëdha si Inter dhe Juventus.

Por kampioni në fuqi i Italisë, është favorit për t’i siguruar shërbimet e lojtarit, pasi vet Raspadori e ka pranuar se ka qenë gjithmonë tifozë i Interit.

“Do të isha një gënjeshtar nëse do të thosha se nuk jam i kënaqur nga interesimi i Interit. Por ekziston koha e duhur për çdo ambicie”, ka thënë sulmuesi i talentuar rreth interesimit të Interit.

Sipas raportimeve të sotme në të përditshmen italiane Tuttosport, Neroazzurët duan transferimin e lojtarit në janar të vitit të ardhshëm.

Por edhe nëse do ta transferojnë, Inter është gati ta lë Raspadorin në huazim te Sassuolo deri në përfundim të sezonit. Klubi gjelbër e zi është gati ta lejoj talentin e saj të largohet për një shumë rreth 35 milionë euro.

Related posts

Zyrtare: De Rossi konfirmohet trajner i Romës edhe për sezonin e ardhshëm

D V

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

D V

Dita e ndeshjeve kthyese në Ligën e Evropës, vëmendja në Itali dhe Angli

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy